Kultura
“Dora Dorës”, feston trevjetorin e Pavarësisë
Më 17 shkurt të vitit 2008, ishte shpallur Pavarësia e Kosovës. Për ta shënuar përvjetorin e tretë të këtij manifestimi, Shoqata e femrave shqiptare që jetojnë në Belgjikë ”Dora Dorës”, kishte organizuar një spektakël në Liezh të Belgjikës. Manifestimi ishte zhvilluar në tri pjesë: dramë, humor dhe muzikë. “Spektakli kryeisht është mbajtur në gjuhën frenge, me disa pjesë dhe këngë në gjuhën shqipe.
Ajo që ne synuam me këtë mbrëmje, ka qenë që të njohim opinionin me kulturën tonë”, ka deklaruar Hamide Canolli, themeluese dhe koordinatore e “Dora Dorës”. Pas fjalës akademike të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Belgjikë, Ramadan Gashit, publiku zuri vendin duke pritur referatin “Ditari i një gruaje nga Kosova”.
Natyrisht se ky referat i mallëngjeu të pranishmit, siç dëshmon edhe Michèle Quinet-Le Docte, kryetare e Kryqit rë kuq të rrethinës së Liezhit.
“Ishte shumë tronditëse, kjo mund të interpretohet kudo në botë, pasi është shumë univerzale. Ishte ky një apel për të luftuar tmerrin që ushtrohet ndaj grave. Por, mesazhi në fund ishte pozitiv”, ka deklaruar ajo. Performansa teatrale ishte përgatitur nga Zenel Laçi dhe aktorja Anila Dervishi.
Për muzikë ishte përkujdesur Afrim Jahja. “U inspirova nga një ditar të cilin e kisha marrë nga Sadije Ahmeti, militante për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë. Janë këto disa tregime dhe fotografi që pasqyrojnë dhe dëshmojnë pastrimin etnik në Koosvë dhe me të cilët duhet njoftuar i gjithë opinioni”, ka pohuar Zenel Laçi.
Në manifestim ishte e pranishme edhe senatorja belge Anne-Marie Lizin, për të cilën Bernard Kouchneri kishte deklaruar; “Është një grua që e respektoj më së shumti në botë”. Ajo kishte punuar gjithnjë për çështjen shqiptare, bile edhe para se të zgjidhej për senatore.
“Qyteti i Huy gjithashtu ka luajtur një rol: Më kujtohet kur unë u takova aty me disa liderë të UÇK-së”, ka përkujtuar senatorja belge. Me studentët e saj të shkencave politike në Paris ajo ka publikuar një studim në librin e saj të mrrekullueshëm “Kosova, një Pavarësi e paevitueshme” botuar nga Luc Pire.
Pjesa e mbetur e mbrëmjes u zhvillua në frymë humori me artistin dhe valltarin Bashkim Topojani, ndërsa evenimentin e përfundoi Irfan Blakqori me disa interpretime të serenadave shqiptare.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













