Ndihma zvicerane për parandalimin e hyrjeve ilegale
Zvicra duhet të dërgojë ekspertë të saj në vendet prej nga vijnë valët më të mëdha të azilkërkuesve
Nevoja për ndërprerjen e hyrjeve ilegale në Zvicër ka shtyrë autoritetet zvicerane të mendojnë një mënyrë të re të veprimit. Zvicra, sipas një raporti të drs.ch duhet të dërgojë njerëz të saj profesionistë në vendet prej nga vijnë valët më të mëdha të azilkërkuesve.
Ata do të ndihmonin autoritetet dhe kompanitë ajrore në aeroportet e vendeve të përmendura në kontrollimin e pasaportave dhe të personave në aeroportet përkatëse. Kështu ata do të parandalonin udhëtimin ilegal në Zvicër të shtetasve të atyre vendeve.
Sipas raportit, vende tjera anëtare të Zonës së Shengenit punojnë prej vitesh me këshilltarë të tillë dhe kanë nxjerrë një bilanc pozitiv nga kjo punë.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












