Integrimi
Program i pasur i ansamblit “Gëzuar” dhe mirënjohje për mikun e shqiptarëve, Leuenberger
Në shumëllojshmërinë tematike të minifestivalit “Te recuerdo” në Gjenevë, edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gëzuar” nga Gjeneva
Departamenti i Rinisë, Sportit dhe Kulturës në dyzet e pesë komunat e Kantonit të Gjenevës, çdo fillim muaji nëpërmjet portaleve dhe revistave informative publikon Kalendarin e ngjarjeve sportive dhe kulturore. Pjesë e këtyre zhvillimeve të rëndësishme janë edhe komunitetet e ndryshme të huaja që jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë.
Falë vullnetit dhe përkrahjes së miqve në këtë drejtim arritje të dukshme ka shënuar edhe komuniteti shqiptar. Ai, i organizuar në klube, shoqata e asociacione të ndryshme kohëve të fundit është bërë faktor i rëndësishëm i shoqërisë gjeneviane.
Integrimin tonë të gjithëmbarshëm padyshim e kanë ndihmuar edhe miqtë tanë zviceranë e në veçanti Ueli Leuenberger. Ai, për dyzet vjet të plota është gjetur përkrah shqiptarëve duke sakrifikuar shpeshherë edhe vetveten, shkruan albinfo.ch. Me shpirtin e tij human dhe me energjinë e pashtershme për punë ka organizuar aktivitete të shumta në dobi të çështjes shqiptare. Fjala e tij përherë ka qenë me peshë, ngase Leuenberger, njihet edhe si njëri nga politikanët më të suksesshëm të Zvicrës.
Zoti Leuenberger dymbëdhjetë vjet me radhë ka kryer funksionin e deputetit nacional në Parlamentin e Zvicrës. Po ashtu mandatin e tij katërvjeçar si kryetar i Ekologëve të Zvicrës, e ka përfunduar duke bërë reforma rrënjësore dhe duke e përtërirë këtë Parti me të rinj e të reja profesionistë.
Gjatë mandatit të tij prioritet çdoherë u ka dhënë të huajve, pa shikuar asnjëherë ngjyrën, fenë dhe përkatësinë e tyre.
Leuenberger me mërgatën shqiptare në Zvicër, ka krijuar lidhje që në vitet e 70-ta. Duke njohur në thelb zullumin e sistemit komunist të ish-Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, ai me tërë qenien mbështeti lëvizjet shqiptare në mërgim, të cilat nëpërmjet rrugëve paqësore kërkonin barazi me kombet e tjera të ish- Jugosllavisë.
Ndaj shtypjes serbe fuqishëm ngriti zërin miku ynë i përhershëm Ueli Leuenberger, duke organizuar me qindra manifestime proteste në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Veç kësaj falë punës dhe kontributit të tij në vjeshtën e vitit 1996 në zemër të Gjenevës, u themelua Universiteti Popullor Shqiptar, prej nga shqiptarë e zviceranë së bashku shpërndanin në të katër anët e botës të vërtetën mbi gjendjen në Kosovë, shkruan albinfo.ch Prandaj Leuenberger, me të drejtë nga të gjithë njihet edhe si Mis Edith Durham i Dytë i Shqiptarëve.
Nëpërmjet tij kemi fituar edhe miq të tjerë të shumtë të cilët na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin pa kurrfarë interesi edhe sot në ruajtjen e gjuhës dhe të trashëgimisë sonë kulturore.
Kjo mbështetje u vërejt edhe në Manifestimin “ TE RECUERDO” ku me iniciativën e zonjës Monique Boget, ish- kryetare në tri mandate e komunës Meyrin të Gjenevës, u përveshi në një program të përbashkët me këngëtarë dhe artistë më të mirë të këtij kantoni edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ Gëzuar” i cili me lojën e tij të përkryer në vallëzim dhe këngë kënaqi të gjithë. Performanca shumë e mirë e këtyre valltareve dhe solistëve të rinj dhe pjesëmarrja në dhjetëra manifestime kulturore të organizuara në Gjenevë dhe qytete të tjera të Zvicrës, i kishte shtyrë shumë personalitete të shquara të këtij kantoni që ta jenë të pranishëm në këtë Mini Festival.
Stafi udhëheqës i Ansamblit “Gëzuar” dhe anëtarësia e gjerë u ndjenë tejet të kënaqur dhe të nderuar kur gjatë gjithë kohës, lojës së bukur të vashave dhe djemve tanë u duartrokiti miku ynë i madh, Ueli Leuenberger.
Ai në një prononcim enkas për Albinfo.ch tha: “Veprat e mira të cilitdo komunitet qofshin duhet motivuar e përkrahur”.
Mjaft mbresëlënëse ishte edhe paraqitja e Grupeve muzikore nga vendet e Amerikës Latine, të cilat në kuadër të këtij solemniteti prezantuan thesarin e pasur kulturor të vendeve të tyre të origjinës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë


















