Uncategorized
Shpejtohen punimet në Autostradën Prishtinë-Shkup
Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018
Sipas zyrtarëve të kompanisë Bechtel-Enka” punimet në autostradën Prishtinë – Shkup janë duke vazhduar në gjithë gjatësinë e mbetur. Ata shtojnë se punimet po zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar.
Ela Ruçi, zëdhënëse në kompaninë “Bechtel- Enka”, kompani fituese për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”, thotë se me ngritjen e temperaturave janë intensifikuar edhe punimet.
Aktualisht, në këtë projekt janë duke punuar rreth 800 punëtorë, shkruan Radio Evropa e Lirë
“Është duke u punuar në gjithë gjatësinë e autostradës, deri në kufi më Maqedoninë. Të gjitha departamentet janë në punë. Sigurisht që në sezonin e verës rritet edhe aktiviteti ndërtimor. Objektivat tona janë që të punohet në të gjithë gjatësinë, në mënyrë që të kapim afatet tona”, thotë Ruçi për Radion Evropa e Lirë.
Edhe zyrtarë të qeverisë pohojnë se ecuria e punimeve në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, po zhvillohen sipas dinamikës se paraparë.
Ramë Çupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në aspektin teknik nuk do të ketë probleme në përfundimin e punëve.
“Projekti është duke u realizuar sipas planit dinamik dhe sipas projektit zbatues. Deri më tani nuk kemi pasur vonesa, është duke u punuar nga kyçja në Lipjan deri në kyçjen në Babush, dhe vazhdimi për pjesën Ferizaj dhe Doganaj ku ka përfunduar procesi i shpronësimit”, thotë Çupeva.
Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018. Por, kjo varet edhe nga mundësitë buxhetore, thotë Çupeva.
Ky projekt buxhetit të Kosovës i kushton rreth 600 milionë euro.
“Për momentin nuk ka probleme, por varet nga alokimet e buxhetit. Projekti është 42 muaj dhe alokimet ndahen në baza vjetore. Ne, për momentin, jemi pak a shumë në vijë me planifikimin, kemi një ngecje të vogël , për këtë arsye do të shihet se sa do të kemi alokime, gjatë këtij viti dhe viteve të ardhshme, në mënyrë që në bazë të alokimeve të përpunojmë planin dinamik të punëve”, thotë Çupeva.
Me përfundimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit, Kosova përmbush objektivat për ndërtim të korridoreve evropiane të përcaktuara në Forumin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
Sidoqoftë, ndërtimi i kësaj autostrade, sipas ekspertëve të ekonomisë, përveçse do të shkurtojë ndjeshëm largësinë në mes të dy kryeqyteteve, do të ndikojë edhe në rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes më të lehtë të njerëzve nga të dy vendet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











