Kultura
Mentor Ejupi-Toro, ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hamburg
Ekspozita e pritshme në Hamburg e artistit shqiptar të njohur me emrin artistik Toro ka një domethënie të madhe sepse i dedikohet Nënë Terezës, e cila kudo fali shpirtin e saj për të ndihmuar të varfrit dhe kurrë nuk e harroi atdheun e saj, Shqipërinë
Këtë të premte, më 08.04.2016 në Hamburg të Gjermanisë ku jeton dhe vepron prej viteshartisti shqiptar Mentor A.Ejupi Toro, hapet ekspozita personale me titullin: „The Year of The White Spirit“ (Viti i shpirtit të bardhë).
Kjo nuk është ekspozita e parë që artisti me emër në diasporë Mentor A. Ejupi hap në Evropë. Ekspozitat e tij janë të shumta dhe gjithmonë kudo që është prezantuar, ka nderuar dhe ka përfaqësuar denjësisht atdheun e tij Shqipërinë dhe Kosovën. Gjithashtu për tu përmendur është projekti artistik „ Das Wasser Projekt“ (Projekti i ujit.) për të cilin kritiku i njohur i artit, Thomas R.Schulz u shpreh që artisti Mentor A. Ejupi mund të përfaqësojë artin e tij me krenari në gjithë botën, duke e vlerësuar nga talenti, domethënia dhe vlera artistike.
Pas këtij projekti një tjetër projekt gjigant prezanton artisti i lartpërmendur me titullin “iPad ART“ – Expozita e parë në Evropë, me piktura të realizuara në iPAD.
Ekspozita e pritshme në Hamburg e artistit shqiptar të njohur me emrin artistik Toro ka një domethënie të madhe sepse i dedikohet Nënë Terezës, e cila kudo fali shpirtin e saj për të ndihmuar të varfrit dhe kurrë nuk e harroi atdheun e saj, Shqipërinë. Artisti ynë lartëson veprën e saj me anë të penelit. Ai kombinon dhe ndërthur dy pikëpamje vizuale: atë të Nënë Terezës, të cilën bota mbarë e njeh dhe konkretisht në shaminë karakteristike të saj në ngjyrën bardhë dhe blu. Këndvështrimi tjetër është ashtu si autori e sheh edhe e ndjen figurën e Nënë Terezës.
Duke filluar nga Popart e deri tek abstraktja
Artisti shprehet: “Unë pikturoj shumëllojshmërinë e personaliteti të saj. Unë pikturoj shpirtin e saj“.
Ekspozita në fjalë hapet për të gjithë vizitorët ditën e premte datë 08.04.2016 n♪ë orën 19:00 në Harburg të Hamburgut të Gjermanisë, Lüneburger Strasse 4, 21073. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 10.04.2016.
(Gallery Mytoro)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Prill 2016
- Ora19:00
- LokacioniHamburg
- Data e përfundimit23 Maj 0000 - 20:16
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë
















