Integrimi
Vizat pengojnë bashkimin e Arbonit me Albanën
Nuk janë familjet ato që e kundërshtojnë dashurinë e tyre, por janë autoritetet gjermane, gjegjësisht ambasada e e këtij shteti në Kosovë
Po u shikua fati i tyre i deritashëm Arbon Ukaj dhe Albana Luzha deri në një pikë mund të identifikohen edhe si Romeo dhe Gjulieta e të sotmes. Mirëpo, në këtë rast nuk janë familjet ato që e kundërshtojnë dashurinë e tyre, por janë autoritetet gjermane, gjegjësisht ambasada e e këtij shteti në Kosovë.
Arboni ka 23 vjet dhe jeton në Gjermani prej 20 vitesh. Ai tashmë posedon edhe shtetësinë gjermane. Katër vite më parë gjatë një vizite në Kosovë, ky i ri është njohur me Albana Luzhën, moshatare e tij, shkruan badischezeitung.de. Verën e kaluar çifti i dashuruar ka bërë kurorëzimin në Kosovë dhe sot e atë ditë, lidhjet i mbajnë vetëm përmes telefonit dhe internetit. Arbonit i është dashur disa herë gjatë kësaj kohe të shkojë në Kosovë për të ndërmjetësuar ardhjen e të fejuarës së tij por kot, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se ka qenë disa herë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë por atje jo vetëm nuk e kanë ndihmuar, por, se si shtetas gjerman, e kanë pritur shume keq dhe me arrogancë.
Sidoqoftë, në dhjetorin e kaluar atij i kishin premtuar se caktimin e terminit do t`ia bënin së shpejti, mirëpo deri tash kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ende asgjë. Kur të mendosh se edhe ky caktim termini nuk është ende garancë se do t` ia japin vizën, gjendja duket mjaft e tendosur, përcjell albinfo.ch. Kështu siç janë duke rrjedhur punët, Arboni tashme nuk pret se para muajit gusht do t`i bëhet viza nuses së tij. Në këtë mënyrë nga dasma e tyre në Kosovë e deri te bashkimi në Gjermani do të kalojë më tepër se një vit.
Gazeta ka kontaktuar zëdhënësin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe ai ka deklaruar se ka një fluks të madh kërkesash për viza. Sidomos pasi që është publikuar se kosovarët nuk do të fitojnë azil në Gjermani por prandaj mund të bejnë kërkesa për viza pune, kërkesat për viza janë të mëdha, përcjell albinfo.ch. Për t`u përballur me këtë numër të madh kërkesash, është shtuar stafi përkatës por, mungesa e hapësirës nuk mundëson një shpejtim të theksuar të përpunimit të tyre.
Ka raste ku për kërkesa të caktuara bëhen edhe përjashtime, dhe përpunohen me përparësi, mirëpo vizat për martesë nuk hyjnë në këto raste, ka thënë zëdhënësi.
Ndërkohë «nusja» e Arbonit ka mbaruar kursin e gjermanishtes dhe pret kur ta marrë vizën për t`iu bashkuar më në fund të shoqit, transmeton albino.ch. Edhe autoritetet në vendin ku jeton Arboni, në Schopheim kanë treguar vullnet për të sjellë Albanën te i shoqi, por nga ta nuk varet asgjë, shkruan gazeta.
Kështu si jane punët «Romeo dhe Xhulieta» do të kenë shansin të bashkohen jo para gushtit të sivjetmë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













