Uncategorized
Me vetëm 7 muaj në Gjermani, shqiptarja bëhet asistente sporti
Marinela ka mbaruar një praktikum dyjavor në federatën sportive të qarkut dhe përmes kësaj ka fituar shansin që të kualifikohet për asistente sportive pëmes një seminari njëjavor
Vajza 15 vjeçare nga Shqipëri, Marinela Bezhani ka vetëm shtatë muaj që ka ardhur në Gjermani (me prindërit, si refugjate). Ndërkohë ajo jo vetëm që e ka mësuar shumë bukur gjermanishten por është bërë dhe asistente sportive.
Marinela ka mbaruar një praktikum dyjavor në federatën sportive të qarkut dhe përmes kësaj ka fituar shansin që të kualifikohet për asistente sportive pëmes një seminari njëjavor.
Para se të vinin në Gjermani, Marinela me familjen jetonin në Shqipëri, mirëpo ajo vetë është e lindur në Greqi. «Babai im ka punuar disa vite atje. Pasi kam lindur unë, jemi kthyer në Shqipëri», thotë ajo për paz-online.de.
Nga shtatori i vitit të kaluar ajo ndjek klasën e nëntë të një shkolle në Wendenburg, ku dhe ka fituar shansin për praktikumin e përmendur.
«Është diçka e veçantë pasi që jo të gjithë mund të bëjnë një praktikum jashtëshkollor, transmeton albinfoch. Por pasi që ajo e flet kaq mirë gjermanishten, ne ia kemi besuar asaj këtë gjë», tregon mësuesja e saj, Karin Hahn. Dhe, në fakt Marinela e zotëron jashtëzakonisht mirë gjuhën gjermane, të cilën e ka mësuar me ndihmën e kurseve dhe me shumë zell e ambicie.
Sipas mësueses, ajo është shumë mirë e pranuar nga rrethi i nxënësve dhe ka treguar aftësi të veçantë për integrim.
Pasi të mbarojë seminarin, Marinela e cila luan me dëshirë volejboll dhe basketboll, do të bëhet asistente sportive dhe mund të punojë nëpër klube sportive, përcjell albinfo.ch. Por, si profesion jetësor, ajo e synon punën e polices. «Dua të bëhem police pasi që kam dëshirë të ndihmoj njerëzit», thotë ajo.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










