Alarme të rrejshme bombash në Gjenevë dhe Soloturn
Pas evakuimit të personelit të filialës së Migrosit, në fshatin Langedorf të Soloturnit, dhe kontrollimit të objektit nga ana e policisë, rezultoi të ketë qenë i rremë kërcënimi me bombë, njofton Policia në Soloturn. Dyqani i Migrosit është rihapur në mesditë, bëjnë të ditur autoritetet policore për agjensinë e lajmeve 20min.
Alarmi ishte shkaktuar pas zbulimit të një mbishkrimi për kërcënim me bombë, në tualetet e klientëve të Migrosit në Langedorf.
Një kërcënim tjetër me bombë doli të jetë i rremë në Gjenevë, në ndërtesën e Radio Televizionit Zviceran TSR, njoftojnë autoritetet policore në Gjenevë, transmetojnë agjencitë e lajmeve. Pas marrjes së kërcënimit me bombë pak para orës 11, të ditës së enjte, e tërë ndërtesa e Radio Televizionit Zviceran (TSR) ishte evakuuar.
Policia e Gjenevës kishte konfirmuar për 20min, se kishin marë një mesazh kërcënimi me telefon nga një i huaj, i panjohur për policinë. Por pas kontrollimit të objektit të Televizionit, rezultoi i rrejshëm edhe ky alarm me bombë.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri