Burgje të mbipopulluara në Zvicër
Gjendje më e rëndë është regjistruar në burgjet e Zvicrës frankofone. Në to është shënuar madje edhe mbipopullim maksimal prej 105%

Enti Federal Statistikor ka publikuar shifra shqetësuese që flasin për mbipopullimin e burgjeve zvicerane. Me 6200 persona, është arritur rekordi që nga viti 1999, i numrit të të burgosurve në vuajtje të dënimit, prej të cilëve një e treta në burgjet hetuese.
Aktualisht janë të zëna 92 për qind e vendeve në to, shkruan 20 Minuten.ch. Gjendje më e rëndë është regjistruar në burgjet e Zvicrës perëndimore (frankofone). Në to është shënuar madje edhe mbipopullim maksimal prej 105%.
Përqindja e të huajve që vuajnë burgun në Zvicër, mbetet stabile prej vitesh, rreth 72%.
Sipas Entit statistikor, vazhdon të mbetet stabile prej më shumë se dhjetë vitesh pjesëmarrja e të burgosurve në numrin e përgjithshëm të banorëve – rreth 80 sish në 100 mijë banorë. Nga ky aspekt, Zvicra është nën mesataren evropiane.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor