Fun
Hapet një dyqan pa shitës në Suedi
Dyqani në qytetin suedez “Vicken” është i hapur 24 orë në ditë, dhe nuk ka asnjë të punësuar. E gjithë shitja bëhet nëpërmjet telefonit.
Ekspert i IT-së, Robert Ilias doli me idenë për të hapur një dyqan për shitjen e produkteve elementare për 24 orë në ditë, pa angazhuar asnjë shitës. Në qytetin e vogël, si dhe në qytete të tjera, dyqane të shumta të vogla që shesin produkte ushqimore janë mbyllur për shkak të ndikimit që kanë qendrat e mëdha tregtare.
Në saje të idesë së tij, tani banorët e Vicken, muajin e kaluar kanë vizituar dyqanin pa shitës, që është i hapur hapur 24 orë.
Shitorja nuk ka kosto shtesë për pagat e punëtorëve për shkak se nuk ka të punësuar, por duhet vetëm për të plotësuar raftet me produkte kur zbrazen, dhe këtë e bën Robert Ilias.
Për çështjen e sigurisë Robert thotë se hajnat nuk kanë asnjë interes për dyqanin e tij, sepse nuk ka të holla, alkool, cigare, por vetëm bukë, qumësht, ushqime për fëmijë, dhe të ngjashme, dhe natyrisht ka kamera të sigurisë..
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











