E-Diaspora

“Trojet” festojnë 17 Shkurtin në Winterthur

Në “Hotel Töss” në Winterthur është kremtuar tetëvjetori i pavëresisë së Kosovës.

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • Martela Ujka dhe Sovran Shala

  • Agim Pajaziti

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo,ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • Elita Pintolli

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • Flutura Bytyqi

  • Grupi i Vallëzimit "Rinia"

  • albinfo.ch

Organizatorët tashmë i kishin bërë të gjitha përgatitjet për manifestimin e së shtunës, për të shënuar tetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Njëra nga sallat e Hotel Töss në Winterthur ishte rezervuar  për të festuar bashkë këtë përvjetor të shtetit të Kosovës.

Zeqë Gashi, udhëheqës i ansamblit “Trojet” nga Winterthuri, po pret mysafirët që ishin të ftuar, duke i vendosur nëpër vende.

Salla mbushet plot. Sytë e mysafirëve ishin drejtuar nga skena.

Fillon edhe programi artistik, në skenë paraqitet e para Flutura Bytyqi, gjimnaziste nga Winterthuri, e përcjell në prapavijë kënga „E bukura more“.

Është kjo koreodrama speciale kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovë, që e kishte përgatitur në hapje ansambli „Trojet“, me koreograf Arsim Berisha.

Ngjiten në skenë moderatorët Martela Ujka dhe Sovran Shala dhe paralajmërojnë fjalimet.

Zeqë Gashi, udhëheqës i ansamblit “Trojet” në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.

Festimet në diasporë, në hije të krizës politike në Kosovë

Pas përshëndetjeve të nikoqirit, një fjalim e mban edhe Agim Pajaziti, një veprimtar i dalluar, e njëherësh vëllai i dëshmorit Zahir Pajaziti.

Ai thotë se përvjetorët janë shumë të rëndësishëm për të rikthyer kokën mbrapa e për të parë rrugën nga kemi kaluar që na solli deri më 17 shkurt 2008.

„Shumë gjenerata, shumë njerëz derdhën gjakun për liri. Janë shumë njerëz që bënë histori për të ardhur këtu. Por, kjo shtetësi u bë me gjakun e dëshmorëve që dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne të jetojmë në liri dhe të jemi të barabartë me të tjerër, por si duket, nuk jemi kah e gjejmë rrugën për të ecur përpara të bashkuar, për ta dërguar Kosovën atje ku dëshirojmë, duke e bërë më të begatë ashtu siç kanë dashur dëshmorët“, ka thënë Agim Pajaziti, duke kritikuar lidershpinin në Kosovë për përçarjen e tyre që sollën, sipas tij, dikush të festojë e dikush të protesojë për 17 shkurt.

Me këtë rast, të pranishëm ishin konsulli kosovar në Cyrih, Islam Spaiu dhe Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore e Kosovës.

Me gjithë vështirësitë politike në Kosovë, diplomati kosovar tha se me këtë diasporë që ka vendi do ta bëjmë shtetin edhe më të fortë në të ardhmen.

„Megjithatë, ndihuni krenarë me vendin prej nga vini, vendin e prindërve tuaj. Më në fund secili duhet të ketë një identitet. Edhe në këtë vend iu pranojnë më lehtë kur dihet se kush jeni“, tha konsulli Islam Spahiu.

„Jemi mbledhur këtu për të shënuar një përvjetor që e kemi mirëpritur me shekuj të tërë. Shpresoj që përvjetorët e tjerë do të na gjejnë më të organizuar, më të bashkuar dhe me një qëllim më të vendosur në ruajtjen e shtetit. Jam shumë e lumtur që gjeneratat e reja që janë shumë të vetëdijshëm që nuk janë pritur mirë në Kosovë, por kanë ruajtur lidhjet dhe kanë treguar dashurinë për vendin e tyre. Shpresoj se të rinjtë në Kosovë do ta duan vendin e tyre siç e duan të rinjtë në diasporë“, tha Shukrije Ramadani.

Dy grupe vallëzimi bashkë, traditë e bashkëpunimit

Pastaj ka pasuar pjesa artistike, për të cilën është përkujdesur ansambli  „Trojet“ me koreografin Arsim Berisha dhe grupi i vallëzimit „Rinia“ nga Spreitenbachi.

Sherif Dakaj nga grupi i vallëzimit „Rinia“ ishte ndier i privilegjuar që kolegët nga ansambli “Trojet” e kishin ftuar të prezantonte bashkë në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës.

„Bashkimi jonë nëpër festa na mundëson të njohim më shumë njëri-tjetrin. Qëllimi është për të festuar bashkë dhe valltarët të njohin njëri-tjetrin. Të gjithë grupet e ansamblit kanë një qëllim, dhe nuk ka raste kur thuhet se ai i atij grupi apo i atij grupi të jetë më shqiptar se tjetri“, tha Dakaj.

Për ta ftuar grupin e vallëzimit “Rinia” në Winterthur kishte menduar Arsim Berisha nga „Trojet“.

„Me këtë dëshirojmë të tregojmë për një traditë bashkëpunimi që festat t‘i kremtojmë së bashku“, tha Berisha, duke vlerësuar manifestimin e 13 shkurtit si një nga organizimet më masovike të ansamblit „Trojet“ në trevjetorin e tyre.

Impresionuese ishte paraqitja me violinë e në artisteje të suksesshme, Elita Pintolli.

Pas valleve dhe recitimeve të nxënësve të Shkollës Shqipe, më pas i vjen radha këngëtares Fahrije Zogaj dhe Mentor Mushkolaj, vëllezërit Patrik dhe Florenc Zejnullahu të cilët argëtuan të pranishmit në Winterthur, ndërsa nuk munguan as ushqimet nga  kuzhina shqiptare, duke filluar nga pitet e llojllojshme, e deri tek ëmbëlsirat.