CH-Ballkani
Cyrihu, top destinacion në tre vjetët e fundit për kosovarët
Gjatë vitit të kaluar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” e kanë shfrytëzuar gjithsej 1.549,198 pasagjerë.
Gati gjysmën e udhëtarëve, përkatësisht 581,923, e përbëjnë udhëtarët që vijnë nga Zvicra.
Cyrihu prin me numrin më të madh të udhëtarëve që e kishin destinacion Prishtinën gjatë tërë vitit 2015.
Janë 266.538 udhëtarë nga Cyrihu që kishin udhëtuar për dhe nga Prishtina vitin e kaluar, pastaj vjen Bazeli 220,115 dhe Gjeneva me 95,270.
Nëse konvertohen në përqindje, atëherë numri i përgjithshëm i udhëtarëve nga Zvicra mbërrin gati 40 për qind (37 37.56%) gjatë vitit 2015
Duke iu referuar shifrave të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, në 3 vjetët e fundit Cyrihu mbetet top destinacion për kosovarët, raporton albinfo.ch.
Vitin e kaluar vërehet një rritje e udhëtarëve që vijnë nga Bazeli, si duket për shkak të ofertave të fluturimeve që ishin më të lira gjatës sezonit në krahasim me Cyrihun.
Po ashtu në Aeroportin e Bazelit EuroAirport Basel Mulhouse operojnë edhe kompanitë e fluturimeve të lira (low-cost).
Sidomos gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët shkojnë për pushime në vendlindje, Prishtina ishte frekuentuar më së shumti nga udhëtarët që kishin fluturuar nga Bazeli.
Në të njëjtën kohë albinfo.ch ka raportuar edhe për mashtrimet që u janë bërë mërgimtarëve nga agjencitë e papërgjegjshme, sidomos në Bazel.
Bazeli renditet në vendin e dytë, si top destinacion për dhe nga Prishtina në vitin e kaluar.
Sipas statistikave të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, shumica e udhëtarëve udhëtojnë nga Zvicra me Belair, Easy Jet, Edelweiss, Swiss International, Germania Flug dhe Helvetic Airways, ndërsa në periudhën e parë të vitit 2015 edhe kompania ajrore “Etihad Regional” ishte e pranishme me fluturime.

Në përgjithësi, në vitin 2015 kishte një rritje prej 10 për qind të pasagjerëve krahasuar me vitin 2014. Ky trend i rritjes është edhe më i theksuar në fillim të vitit 2016.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind















