Uncategorized
Gjenevë: Planifikohen bisedime indirekte për Sirinë
Regjimi i Damasit si dhe opozita janë duke u përgatitur për t’u dhënë një shans përpjekjeve diplomatike në Gjenevë për ta qetësuar situatën në Siri. Pritet që ata të bisedojnë veç e veç të hënën me OKB-në, e cila mbikëqyr procesin.
Në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë i dërguari Staffan de Mistura i OKB-së duhet të presë emisarët e regjimit të Damaskut në fund të mëngjesit dhe delegatët e opozitës pasdite vonë. Armiqtë sirianë nuk kanë kontaktuar më që nga një përpjekje për ndërmjetësim, e cila pati dështuar më 2014.
Staffan de Mistura dëshiron të mundësojë një dialog indirekt mes dy palëve, falë emisarëve, të cilët do të jenë përçuesit e dy palëve. Ky proces mund të zgjasë gjashtë muaj, një afat i caktuar nga OKB-ja, për të arritur në krijimin e një autoriteti transitor, i cili do të ketë për detyrë organizimin e zgjedhje në mes të vitit 2017.
Por, diskutimet, të cilat kanë filluar të premten ndërmjet OKB-së dhe delegacionit të regjimit të Damaskut, nuk kanë arritur akoma të nisin. Procesi i lartpërmendur kërcënohet të dështojë para se të fillojë, opozita kërkon gjeste humanitare, të cilat aktualisht nuk vijnë. Në të kundërtën. Lufta, sulmet, atentatet e civilët e uritur vazhdojnë të përbëjnë përditshmërinë e Sirisë.
Pavarësisht hendekut mes dy palëve, zoti De Mistura pohon se është “optimist dhe i vendosur” për të vazhduar përpjekjet e tij. “Kjo është një mundësi historike që nuk duhet të na shpëtojë”, theksoi ai.
Në një mesazh të pazakontë video, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u ka nisur edhe një apel solemn armiqve të Sirisë për t’i nxitur që të “kapin” mundësinë për t’i dhënë fund luftës vrasëse dhe shkatërruese qe gati pesë vjet.
Konflikt vrasës
“Le të jemi realistë. Ne kemi ardhur nga larg, kemi dy palë, të cilat nuk kanë folur qe dy vjet (që nga bisedimet e para në vitin 2014) dhe gjatë këtyre dy vjetëve tmerret kanë vazhduar, situata është përkeqësuar”, përmbledh një diplomat perëndimor.
Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar një fund të negociuar për luftën në Siri. Që nga marsi i vitit 2011 konflikti ka marrë jetën e më shumë se 260.000 vetave dhe ka shtyrë me miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zgjerimi i shtetit islamik
Kaosi sirian ka ndihmuar gjithashtu ngritjen e grupit të shtetit islamik (EI), i cili pushtoi një pjesë të madhe të territorit, ku xhihadistët e huaj kanë formuar edhe autorët e sulmeve të nëntorit në Paris. Të dielën një sulm antishiitë i organizuar nga shtetit islamik ka vrarë të paktën 70 njerëz në afërsi të Damaskut.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









