CH-Ballkani
Kosovës i shtohen borxhet
Borxhi publik i Kosovës gjatë këtij viti është rritur, por, megjithatë mbetet më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit.
Bazuar në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës, deri në shtator të këtij viti, borxhi publik ka arritur në 719.5 milionë euro, nga 550.9milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur 12.5 për qind të Bruto Produktit Vendor, përcjell lajmin albinfo.ch.
Kjo vlerë Kosovën e vë në pozitë mjaft të volitshme sa i përket borxhit publik, prandaj ka hapësirë të mjaftueshme për të marrë kredi vetëm për qëllime zhvillimore, ka shkruar në rrjetin social facebook, ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Sic raporton Radio Evropa e Lirë nga Prishtina sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).
Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se shuma e borxhit aktual nuk është e lartë, por shqetësues, sipas tyre, mbetet fakti se ky borxh po rritet shumë shpejt.
Ndryshe, nga borxhi i përgjithshëm, 352 milionë euro janë borxhe të brendshme, kurse borxhi i jashtëm ka arritur në 367.2 milionë euro.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













