Fun
Miss Austria prezantohet me mjekër në “Miss Universe”
Guxim i madh i Amina Dagit. Kandidatja e Austrisë në “Miss Universe” do të paraqitet krejtësisht ndryshe nga vajzat e tjera në këtë konkurs bukurie. Ajo ka vendosur që para jurisë dhe publikut të shfaqet me mjekër dhe mustaqe, ashtu siç ishte shfaqur bashkatdhetaria e saj, këngëtarja Conchita Wurst, në Euro Song 2014, nga ku edhe fitoi vendin e parë. Spektakli i Miss Universe do të mbahet më 20 dhjetor, në skenën e Planet Hollywood Hotel&Casino të Las Vegasit.
“Kjo do të jetë një shenjë e guximit dhe tolerancës”, ka thënë Dagi, raporton oe24.at, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër detaj që do të bartë Miss Austria në këtë spektakël, sipas medieve austriake, është edhe veshja kombëtare e saj, e cila është dizajnuar nga kreatori izraelit –suedez, Aviad Arik Herman.
20-vjeçarja Amina Dagi është ambasadore për integrime, por ajo gjithashtu njihet edhe si një femër e guximshme.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri