Në emisionin “Rruga Drejt”, të televizionit Alsat M në Maqedoni për shkak të kërcënimeve dhe ofendimeve i është kërkuar poltikanit maqedonas, Vllahov Micev ta lëshojë studion nga gazetarja dhe moderatorja shqiptare, Arta Tahiri.
Përplasja erdhi në emisionin ku po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ku të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së.
Në ndihmë të gazetarës i erdhi edhe deputetja shqiptare e BDI-së Mehmeti, por mysafiri sërish ishte shqetësuar nga përdorimi i gjuhës shqipe në emision.
Poltikani maqedonas kishte kërcnuar se do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni.
Ky veprrim i guximshëm i gazetares Arta Tahiri për ta larguar nga emisioni “Rruga drejtë” të TV Alsat-M, Stefan Vllahov Micevin është përkrahur në rrjetet e ndryshme sociale.