CH-Ballkani
Thaçi: BE do të jetë përgjegjës për imigrimin e kosovarëve
Do të rritet imigrimi ilegalë dhe për këtë nuk do t’i ketë fajet Kosova, por BE që po vazhdon të dënoj kosovarët, tha Hashim Thaçi
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar pakënaqësitë rreth vendimit të Këshillit të BE-së, për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se pa vlerësimit negativ për vizat, do të ishte krejtësisht normale rritja e emigrimit drejt BE-së.
Ai, gjatë një fjalimi që mbajti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është padrejtësi e madhe nëse kosovarët vazhdojnë të mbeten të izoluar. Ai ka thënë se do të ishte më se normale nëse do të rritej numri i emigrantëve në Evropë nga Kosova.
Ndërkohë që ka zbutur pak qëndrimin duke thënë se megjithatë kosovarët do të vazhdojnë të mbesin të duruar sepse nuk kanë rrugë tjetër. “Do të rritet imigrimi ilegalë dhe për këtë nuk do t’i ketë fajet Kosova. Por BE që po vazhdon të dënoj kosovarët për atë që janë. Ne jemi më evropian se shumë vende të rajonit. Normalisht do të vazhdojmë të mbesim të duruar sepse nuk kemi çfarë të bëjmë por kjo është padrejtësi nga BE”, ka thënë ai.
Shefi i diplomacisë kosovare bëri një paralele në mes kohës kur shqiptarët jetonin në ish–Jugosllavi dhe kohës se si jetojnë tash. Atëherë, ai tha se qytetarët e Kosovës që atëherë mund të lëviznin pa viza. “Nuk dëshiron që të bëjë paralele në mes atij sistemi dhe Brukselit, mirëpo sipas tij, është e patolerueshme që qytetarët e Kosovës të trajtohen si njerëz të dorës së dytë dhe në këtë mënyrë të fyhen”, tha Thaçi.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











