Kosova
99 mijë vaksinime kundër COVID-19 në Kosovë
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit masiv, i cili pritet të nisë më 15 qershor, raporton Ekonomia Online.
“Për procesin e vaksinimit në masë nga 15 qershor fillon në nivel vendi, të gjitha masat janë ndërmarrë, ekipet mjekësore janë krijuar, infrastruktura është e gatshme dhe këtë pjesë nuk do ta kemi sfidues”.
Tutje, Bardhi tha se deri me tash kanë arritur të aplikojnë 99 mijë vaksina në nivel vendi.
“Aktualisht deri në këto momente janë vaksinuar 250 persona në sallën ‘1 Tetori’, përderisa nëse flasim në nivel vendi, deri më tani kemi mbi 650 vaksina të dhëna, në total deri më tash kemi arritur në 99 mijë vaksina të aplikuara në nivel vendi”.
Bardhi tha se nuk dihet kur do të fillojë vaksinimi për personat nën moshën 65-vjeçare, pasi që tha varet nga rekomandimet e komitetit.
“Ajo varet nga komenti kur del rekomandimi dhe pritet shumë shpejt pasi që e dini se nga data 15 qershor fillon vaksinimi masiv”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, janë vaksinuar kundër koronavirusit, ku edhe kanë parë nga afër “përgatitjet për vaksinimin në masë që do të fillojë nga java e ardhshme.
Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Edhe Konjufca ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, me vaksinim bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














