Lajme

8 shqiptarë garojnë për asamblistë në rajonin e Austrisë së Ulët

Rajoni i Austrisë së Ulët do të mbaj zgjedhjet lokale me 26 janar të këtij viti

Rajoni i Austrisë së Ulët do të mbaj zgjedhjet lokale me 26 janar të këtij viti.

1,307,510 persona nga Austria e Ulët kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet komunale të 26 janarit 2025. Votimi do të zhvillohet në 568 Bashki.

Partia Popullore e Austrisë ÖVP kandidon në të gjitha Bashkitë, SPÖ në 538, FPÖ në 444, të Gjelbrit në 116 dhe 52 Bashki mund të votoni për partinë NEOS, raporton albinfo.at. Të drejtë vote do të keni deri në pesë kandidatë, por që duhet të jenë të gjithë të njërës nga partitë e lart cekura.

Në mesin e këtyre kandidatëve, gjenden edhe tetë shqiptarë të cilët do të garojnë në Bashki të ndryshme në rajonin e Austrisësë Ulët.

 

Vëllezërit Nisret dhe Bislim Bujari, Baden, Traiskirchen

Dy vëllezërit nga Kosova Nisret dhe Bislim Bujari nga fshati Duhël i Suharekës do të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Austrinë e Ulët, më 26 janar 2025.

Për mandatin e dytë si asamblistBaden, do të garojë Nisret Bujari, një emër i njohur tashmë në arenën politike austriake, i cili gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, ka treguar një angazhim të madh për komunitetin dhe ka realizuar projekte të rëndësishme, transmeton albinfo.at.

Nga ana tjetër, Bislim Bujari, do të garojë për herë të parë për një mandat si asamblist, në qytetin e Traiskirchen. Të dy vëllezërit garojnë në kuadër të Partisë Popullore të AustrisëÖVP.

Shefqet Sigi Balaj, Horn

Më një përvojë të gjatë tashmë në politikën austriake, Shefqet Balaj nga Strellci i Deçanit garon sërish në qytetin e Horn-it. “Që nga viti 2014 jam asamblist në këtë qytet. Shpresoj të arrij suksese ashtu sikur edhe herëve tëkaluara”, thotë ai për albinfo.at.

Qëllimet e Shefqet Balajt nëse fiton edhe një mandat, do tëjetë një urë-lidhëse në mes shoqërisë austriake dhe asaj shqiptare. Ndërkohë motoja e tij në këto zgjedhje është:

“Evropa dhe integrimi janë një çështje e rëndësishme për mua”.

Shefqet Balaj garon në listën e partisë ÖVP në qytetin Horn.

Halil Aliaj, Wiener Neustadt

Halil Alija nga Peja kandidon me numrin 3 në listën e Klaus Schneeberg në Wiener Neustadt. Ai ka një vend tëshkëlqyer në këtë listë dhe është pretendent për të qenë pjesë kuvendit të ri në këtë qytet të rëndësishëm afër Vjenës në të cilin banojnë edhe një pjesë e madhe e komunitetit tonë, rreth 650 shqiptarë.

“Me kënaqësi të madhe dua t’ju njoftoj se do të kandidojë për zgjedhjet e këshillit bashkiak më 26 janar 2025 si pjesë e ekipit të kryebashkiakut të drejtuar nga Klaus Schneeberg”, thotë Alija i cili është pronar i një firme ndërtimi në këtë qytet.

“Do të isha shumë i kënaqur të merrja votat tuaja preferenciale me numrin 3. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që do të besojnë tek unë!”, ka thënë Aliaj, përcjell albinfo.at.

 

Ronald Luigj Kokollari, Langenzersdorf

Për herë të parë në zgjedhje lokale në Austri është duke garuar edhe Ronald Luigj Kokollari. Biznesmeni i njohur shqiptarënë Austri, do të garon në qytetin e Langenzersdorf. Përveç kësaj, ai është edhe nënkryetar i PSHDK-së, dega në Austri.

Paraqitjet e fundit të para publikut shqiptar si dhe miqësia e madhe me qytetarët e këtij qyteti, shton gjasat e mëdha që tëfitoj besimin e tyre për të qenë pjesë e kuvendit të ri komunal në Langenzersdorf.

Setki Ibraimi, Stockerau, ÖVP

Setki Ibraimi është nga Tetova. Ai jeton dhe vepron në Austri. Ibraimi është një aktivist i dalluar shqiptar në Austri, kurse prej dy mandatesh është asamblist në komunën Stockerau në kuadër të Partisë Popullore në Austri (ÖVP).

Synimet e Setkiut janë gjithmonë të jetë në shërbim të komunitetit shqiptar. Ai dëshiron të vazhdojë t`i përfaqësojë edhe më tej shqiptarët në Austri me dinjitet dhe do të përpiqet të ngjitet edhe më lartë në skenën politike.

Besart Berisha, Amstetten

Besart Berisha do të kandidojë në zgjedhjet lokale në Komunën Amstetten, ndërsa motoja e tij është „Për një komunitet të fortë dhe të denjë për të ardhmen!“. Besarti do të garojë në listën me numrin 26.

Gazmend Morina, Melk

Një zë shqiptar në komunën e Melkit në Austri.

 Gazmend Morina nga fshati Dejnë kandidat për asamblist në komunën e Melkit në zgjedhjet komunale që do të mbahen në Austri me datë 26.01.2025

Kandidatura e këtyre shqiptarëve në zgjedhjet lokale të këtij rajoni, konsiderohet një dëshmi e integrimit të suksesit të komunitetit kosovar në Austri. Ata janë më shpresë të madhe për të fituar nga një mandat të ri në qytet e tyre përkatëse, por zhgënjyese mbetet ende mos dalja e komunitetit shqiptarë me të drejtë vote për të votuar.

 

 

Theksojmë se, ditë më parë me ftesë të z. Gjavit Shabanaj i cili është  kryetar i degës së ÖVP-së në Waidofen an der Ybbs në lokacionet e restorantit të e Ukë Halilaj u organizua një takim i përbashkët i të gjithë kandidatëve shqiptarë që janë në garë në këto zgjedhje. Për kandidatët e rinj të cilët marrin pjesë për herë të parë në një garë zgjedhore ishte kënaqësi të  dëgjojnë këshillat e disa asamblistëve të cilët prej vitesh janë pjesë e politikës austriake, në veçanti z.Gjavit Shabanaj dhe Shefqet Balajt.