Lajme
BE: 750 miliardë euro për pakon e rimëkëmbjes nga Covid
Sipas zyrtarëve nga BE-ja, pagesat e para fillojnë nga korriku
Zyrtarët nga BE-ja tregojnë se janë afër miratimit përfundimtar të pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë pas covid-krizës, që do të peshojë 750 miliradë euro. Vendet anëtare kanë prezantuar planet kombëtare se si dhe ku do të destinohen mjetet, prej të cilave një e treta duhet të harxhohet për zvogëlimin e gazrave të dëmshëm, kurse 20% për dixhitalizimin. Ekspertët financiarë kërkojnë kontrolle të rrepta gjatë shfrytëzimit të fondeve, me qëllim që paratë evropiane të mos përfundojnë në duar të gabuara apo për korrupsion.
Theksohet se pakoja për rimëkëmbje pas pandemisë së COVID-19 në BE është duke i kaluar pengesat e fundit, prej se Austria dhe Polonia votuan ligjin për shpërndarjen e 750 miliardë eurove për vendet anëtare. Kur do të bëhet nënshkrimi përfundimtar në Bruksel, Komisioni Evropian do të ketë mundësi huamarrjeje nga bankat ndërkombëtare.
“Sapo plani të miratohet, Komisioni Evropian do të duhet të miratojë një sërë dokumentesh me vendet anëtare, marrëveshje për huamarrje, marrëveshje financimi, kurse pas nënshkrimit KE-ja do ta realizojë pagesën e parë prej 13%, në afat prej dy muajve. Që do të thotë se pagesat e para do të fillojnë nga korriku”, thuhet në njoftim.
Pagesa e parë përbëhet prej 44 miliardë eurosh, të ndara për 27 vendet e BE-së. Pjesa e mbetur do të paguhet me këste, paralelisht me zhvillimin e projekteve të propozuara nga secili vend anëtar.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















