Lajme
700 infeksione të reja në Zvicër, trend i qartë i rritjes
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të reja të vdekjeve. Dymbëdhjetë persona me Covid-19 janë pranuar rishtas në spital
BAG ka raportuar 700 raste pozitive me kornavirus në Zvicër dhe Lihtenshtajn, që kanë rezultuar nga 7217 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit është kështu 9.7%, që është duskhëm më e lartë se ditëve dhe javëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të reja të vdekjeve, shkruan sda. Dymbëdhjetë persona me Covid-19 janë pranuar rishtas në spital.
Të hënën ishin raportuar 1.548 infeksione të reja me virusin Sars-CoV-2, raste që u takonin tri ditëve të fundit, transmeton albinfo.ch. Të premten BAG kishte numëruar 552 infeksione, të enjten 550, të mërkurën 411 dhe të martën 225.
Që nga fillimi i pandemisë kanë qenë gjithsej 56,632 raste të konfirmuara nga laboratori. 4941 njerëz që nga ajo kohë është dashur të trajtohen në spital për Covid 19. Numri i vdekjeve në lidhje me sëmundjen Covid 19 vazhdon të jetë 1787.
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, deri më tani janë kryer 1,424,477 teste për Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19. Krahasuar me të hënën, në BAG janë raportuar 7217 teste të reja. Gjatë muajve të fundit, në 4.7 për qind të të gjitha testeve, rezultati kishte qenë pozitiv, përcjell albinfo.ch. Ndërsa për dy javët e fundit, shkalla e pozitivitetit ishte 4.9 për qind.
Sipas BAG të martën kanë qenë 2,958 njerëz në izolim dhe 7,006 në karantinë, për shkak të gjurmimit të kontakteve. Po ashtu, në karantinë kanë qenë 12,189 të kthyer nga vendet me rrezik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Cyrih mbahet turneu i nxënësve të shkollave shqipe LAPSH për kantonin Cyrih organizoi turnirin me nxënës të shkollave shqipe, i cili u zhvillua më...
-
LDK shënon 34 vjetorin e veprimtarisë në Zvicër me tubim në Gjenevë
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
Jeta në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për Koncertin e Natës së Verës të këtij viti në Vjenë Të premten, më 7 qershor, një nga ngjarjet kryesore vjetore të vendit – Koncerti i Natës...
-
Gjuha gjermane që ju nevojitet për pushimet verore në Austri
-
Përmbledhje e lajmeve të ditës së hënë në Austri
-
Kosovari ther me thikë bashkëshorten në Austri
-
“Shokimet” më të mëdha kulturore që mund t’ju “godasin” pasi të shpërnguleni në Austri