Shkurt.ch
7 vjet burg për vjedhje diamantesh me vlerë 8 milionë franga
Gjykatësit nuk kanë dhënë vendndodhjen e stolive të vjedhura. Vetëm diamantet që i kishte vjedhur malazezi me bandën e tij kushtoijnë 8.3 milionë franga
Gjykata Penale e Bazelit i ka shqiptuar të martën një burri 42 vjeçar dënimin me shtatë vite burg për pjesëmarrje në një vjedhje spektakolare të diamanteve dhe të stolive tjera. I dënuari, shtetas malazez ka hedhur poshtë çdo përgjegjësi për vjedhjen që i ngarkohet, shkruan sda/ats.
Procesi gjyqësor që ka zgjatur një ditë e gjysmë ka ardhur në përfundimin se i përmenduri është fajtor për vjedhje të kryera në mënyrë serike dhe si pjesë e një bande. Siç ka konstatuar prokuroria e përgjithshme, personi në fjalë si pjesëtar i një bande e cila në panairin e njohur Baselword 2011 ka vjedhur katër diamante dhe stoli në vlerë prej më shumë se tetë milionë frangash.
Ndonëse ai i mohon të gjitha akuzat që i bëhen, kryetarja e trupit gjykues në vendimin e saj ka thënë se ekzistojnë mjaft indikacione që çojnë te konstatimi i përmendur. Përcaktuese për dënimin kanë qenë gjurmët e ADN-së të gjetura në çelësin e vitrinës në rastin e parë të vjedhjes dhe fotografitë e kamerës vëzhguese në rastin e dytë.
Mbrojtja ka theksuar se mostra e ADN-së e ardhur nga Mali i Zi mund të ketë qenë e gabuar dhe po ashtu personi në fotografitë e kamerës ka pasur mundësi të ketë ngjashmëri me të dënuarin. Të dyja këto përpjekje për shfajësim janë hedhur poshtë nga gjykata, e cila ka përkujtuar se personi në fjalë ka qenë edhe më parë i dënuar pastaj se ai ka qëndruar në Hongkong pikërisht kur atje po mbahej një panair stolish të shtrenjta etj.
Gjykatësit nuk kanë mundur të thonë se ku gjenden diamantet dhe stolitë tjera të vjedhura. Vetëm diamantet në fjalë kishin vlerën prej 8.3 milionë frangash.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë











