Lajme
Maqedoni e Veriut: 68,668 persona deri tani të regjistruar nga diaspora
Në regjistrimin e popullsisë së Maqedonisë Veriore, përmes aplikacionit për vetëregjistrim deri në orën 08:00 sot janë regjistruar gjithsej 68.668 persona nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se regjistrimi i personave jashtë vendit filloi më 1 mars. Përmes aplikacionit regjistrohen shtetasit e Maqedonisë që banojnë jashtë vendit, për shkak të punës ose arsye të tjera personale, deri në 12 muaj ose më gjatë, ndërsa regjistrimi do të bëhet deri më 21 prill 2021.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje në konferencë për shtyp tha se numri i qytetarëve të regjistruar nga diaspora tejkaloi 60 mijë. Në vendin e parë është Zvicra, me rreth 16 mijë, që është një e katërta e numrave të pritur, më pas vijon Gjermania me 10 mijë, Italia me gjashtë mijë, ndërsa në Kanadë dhe Australi ka rezultate shumë më të dobëta, për të cilat si Ministri përgjegjëse ndërmarrim veprime shtesë dhe u bëjmë thirrje një numri sa më të madh të inkurajohen dhe të ndajnë disa minuta për këtë proces”, deklaroi Osmani.
Po ashtu, ai nformoi se regjistrimi i diplomatëve tanë dhe anëtarëve të përfaqësive konsullore ka përfunduar me sukses, ndërsa regjistrimi i diasporës vazhdon, i cili do të zgjasë deri më 22 prill.
Ministri Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Zvicër dhe Spanjë. Vizitat e punës së Osmanit janë pjesë e veprimtarive diplomatike për prezantimin e dosjes evropiane të vendit, por edhe në drejtim të mobilizimit të diasporës sonë për përfshirje në procesin e vetëregjistrimit brenda Regjistrimit 2021.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit