Jeta në Zvicër
59% e zviceranëve janë pro ndryshimit të Ligjit të Azilit
30 për qind të qytetarëve do të votonin kundër ndërsa 11 për qind janë të pavendosur
Në mesin e çështjeve për të cilat do të votohet më 5 qershor është edhe votimi për ndryshimin e Ligjit të Azilit. Lidhur me këtë çështje, një sondazh i realizuar së fundi nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS ka ardhur në përfundimin se ai ligj do të votohej relativisht bindshëm, gjegjësisht nga 59 për qind e zviceranëve me të drejtë vote. 30 për qind të qytetarëve do të votonin kundër ndërsa 11 për qind janë të pavendosur, shkruan srf.ch.
Sipas GFS, rreth kësaj çështjeje nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh të qëndrimit kështu që është e pritshme që ligji të kalojë votimin. Por megjithatë ka mundësi që kampi i kundërshtarëve të shtohet ne peshë, transmeton albinfo.ch.
Ndonëse referendumin e ka iniciuar SVP/DCU-ja, vetëm 46 për qind e simpatizantëve të kësaj partie do të votonin pro. Ndërsa te partitë tjera kuota e përkrahësve të këtij ligji është më e lartë. Te SP/PS 72% janë në favor të ndryshimit të ligjit. Te të Gjelbrit kjo përqindje është 60% te FDP 58% dhe te CVP 56%.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












