Lajme
Lozanë: 5000 punonjës të shtetit protestojnë për paga më të mëdha
Qeveria Kantonale kishte vendosur të rrisë pagat për punonjësit e shtetit me 1.4 për qind por kjo nuk mjafton për punonjësit në sektorin publik
Në kantonin Vaud, punonjësit e shtetit kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar për kompensim të plotë të kostos së shtrenjtuar të jetesës, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, rreth 5000 njerëz kanë marrë pjesë në një tubim protestuar në Lozanë në mbrëmjen e të martes.
Ata kërkojnë negociata me shtetin.
Qeveria Kantonale kishte vendosur të rrisë pagat për punonjësit e shtetit me 1.4 për qind nga fillimi i vitit 2023, shkruan srf.ch. Por kjo nuk mjafton për punonjësit në sektorin publik, ata kërkojnë një përshtatje të plotë të pagës me koston e ngritur të jetesës, prej tre për qind.
Sipas Departamentit të Arsimit, në grevë kanë marrë pjesë rreth 2100 mësues në shkollat e detyrueshme dhe të pas-detyrueshme. Gjithsej nga protesta janë prekur 40 nga 93 objekte shkollore të detyrueshme.
Deri në mesditën e sotme, tashmë kishin demonstruar 250 punonjës të Spitalit Universitar Chuv dhe përfaqësues të sindikatës. Një pjesëmarrje relativisht e vogël për punëdhënësin më të madh shtetëror nëe Vaud me më shumë se 9000 punonjës.
Tashmë është dita e tretë e protestës së punonjësve të shtetit në Kantonin Vaud brenda gjashtë javësh, përcjell albinfo.ch. Një tjetër ditë greve tashmë është paralajmëruar për javën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











