CH-Ballkani
5 shqiptarë gjykohen për 1.7 tonë kokainë të fshehur në kuti bananesh
Sipas akuzës, ata kanë bërë tregti me 1.7 tonelata kokainë, një sasi droge me vlerë tregu prej 400 milionë eurosh
Para trupit gjyqësor të Gjykatës së Landit në Landshut sot ka filluar një proces në shkallë të gjerë për tregtinë me drogë. Pesë të akuzuar mbrohen nga 11 avokatë. Brenda 13 ditëve sa mendohet të zgjasë procesi, duhet të përcaktohet nëse pesë shtetasit shqiptarë kanë përbërë së bashku një bandë droge, shkruan br.de. Ata, sipas akuzës, kanë bërë tregti me 1.7 tonelata kokainë, transmeton albinfo.ch.
Kjo sasi droge ka një vlerë tregu prej 400 milionë eurosh, njofton policia.
Prokuroria publike supozon se ata kanë qenë pjesë e një bande. Sipas akuzës, pesë personat i kanë fshheur pakot e kokainës brenda kutive të bananeve nga Ekuadori. Këto banane ishin sjellë përmes rrugës detare në Hamburg dhe ishte paraparë të shpërndaheshin në supermarkete të ndryshme në Gjermani.
Para se të dërgohen për t`u shitur, bananet duhet të vendosen në deponë për arritjen e pjekurisë. Aty duhet të kalojnë disa ditë për të marrë ngjyrën e verdhë. Dhe pikërisht këtë kohë e kanë shfrytëzuar pesë shqiptarët e dyshuar. Ata akuzohen se kanë hyrë me forcë gjithsej 10 herë në depo të ndryshme nëpër Gjermani, prej nga e kanë marrë kokainën nga arkat e bananeve, përcjell albinfo.ch. Kjo kokainë do të shitej në Holandë për fitime të mira, thuhet më tutje në dokumentet e akuzës.
Grupi u zbulua pasi që diçka shkoi keq dhe kështu nuk u ua arrit të merreshin pakot e kokainës nga depotë e përmendura. Në vend të kësaj, ato, bashkë me bananet, u dërguan nëpër supermarkete gjermane, mes tjerash ehde në dhjetë qytete të Bavarisë, ku kokaina “aterroi” krahas bananeve. Bëhej fjalë për plot 180 kilogramë kokainë.
Lidhur me këtë tregti droge, në majin e vitit të kaluar qenë arrestuar 12 shjqiptarë. Ndaj 5 prej tyre sot, më 30 prill, ka filluar procesi në Landshut. Ata akuzohen për tregti bandash me narkotikë në sasi të madhe.
Vendimi gjyqësor pritet të merret nga fundi i qershorit.
Ministria e Drejtësisë, duke iu referuar rastit, ka bërë fjalë për një “sasi rekorde” të konfiskuar droge që u ka shkuar përdore ta kapin dogana dhe policia, transmeton albinfo.ch. Një zëdhënës i gjykatës ka thënë për BR se bëhet fjalë për një proces të madh droge. Edhe pse në bankën e të akuzuarve nuk kemi ndonjë bos droge të kërkuar botërisht, aty besohet të jenë pjesëtarët e një rrjeti të madh të dyshuar global të drogës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













