Lajme
5.000 ushtarë zviceranë, për sigurinë e Forumit në Davos
Parlamenti ka miratuar një maksimum prej 5000 pjesëtarësh të ushtrisë që mund të angazhohen për WEF (Forumi Ekonomik Botëror), Davos
Ushtria e Zvicrës ka filluar angazhimin e saj në lidhje me ofrimin e sigurisë së Forumit Ekonomik Botëror WEF në Davos.
Punët përgatitore dhe ato të spektrit të ndërtimeve në funksion të Forumit, janë në proces të plotë, thuhet në një komunikatë për media, të shpërndarë nga Departamenti i Mbrojtjes në Qeverinë e Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Si shembull këtu përmenden angazhimet në fushën e masave të sigurisë, logjistikës dhe mbështetjes së menaxhmentit.
Forcat Ajrore gjithashtu janë duke kryer tashmë fluturime përgjimi dhe duke bërë transportin ajror.
Parlamenti ka miratuar një maksimum prej 5000 pjesëtarësh të ushtrisë që mund të angazhohen për WEF.
Forumi Ekonomik Botëror në Davos zhvillohet nga 21-24 janar. Në të marrin pjesë personalitetet më të larta nga politika botërore, përfshirë këtu edhe presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka paralajmëruar ardhjen.
Avionët luftarakë të armatosur do të patrullojnë gjatë gjithë kohës së konferencës.
WEF në Davos këtë vit ka jubileun e saj të 50-të.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













