Fotolajmi
40 mijë mjekë të huaj punojnë në Gjermani
Një pjesë e madhe e mjekëve të rinj duan të largohen nga Ballkani për në Gjermani.
Kristian Stambuk, drejtor ekzekutiv i portalit medizinerkarriere.de, përmend argumente të shumta për interesimin e tyre për Gjermaninë: sektorin e ekonomisë të strukturuar mirë, klinikat moderne dhe një shans për të avancuar më tej në profesion.
“Të ardhura të larta dhe vende të sigurta pune në krahasim me vendet e origjinës e plotësojnë paketën e përgjithshme tërheqëse”, thotë këshilltari i personelit.
Disa ekspertë vlerësojnë se deri në vitin 2030 në Gjermani do të mungojnë rreth 111.000 mjekë.
Stambuk thotë se do të duhet të jenë shumë të gëzuar që kemi kaq shumë mjekë të huaj.
Këtë tendencë vende ekonomikisht të dobëta e kanë të vështirë ta kundërshtojnë.
Në Serbi, për shembull, ku papunësia i afrohet kuotës së 30-përqindshit, ku prej vitesh mungon zhvillimi ekonomik dhe ku një mjek i përgjithshëm pret të marrë një pagë prej 400 deri 500 eurosh në muaj.
Në një sondazh aktual, mbi 60 për qind e mjekëve deklarojnë se do t’u rekomandonin fëmijëve të tyre që të largohen nga Serbia.
E ngjashme është situata në Rumani, prej së cilës në Gjermani kanë ardhur deri tani 4.000 mjekë, numri më i madh i mjekëve të huaj.
Në listën e mjekëve të huaj pasojnë Greqia dhe Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia.
Por, në vendet e origjinës, siç raporton DW, ku largohen mjekët, gradualisht po dalin në pah boshllëqe në shërbimin mjekësor.
Me rreth shtatë milionë banorë, Serbia ka vetëm 22.000 mjekë, gjë që është shumë nën nivelin e Bashkimit Evropian.
Në shumë rajone mungojnë specialistët, për shembull, anestezistët dhe radiologët.
Ministria e Shëndetësisë përpiqet ta paraqesë problemin më të vogël se ç’është.
Vetëm mjekët më të vjetër migrojnë për të marrë shpërblime të majme, shpërndajnë së fundi mediet një pozicionim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Synimi është që të mundësohet më shpejt dhe më thjesht specializimi i mjekëve të rinj.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











