Lajme
38 vjet burgim për një krim që nuk e kishte bërë
SHBA: 69-vjeçari fiton më në fund lirinë
Shpenzoi afërsisht 4 dekada në burg për një krim që nuk e kishte bërë. Maurice Hastings e mori drejtësinë pas fiks 38 vjetësh në një burg shtetëror në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Ajo që e shpëtoi ishte një provë ADN-je që zbuloi se fajtori është një tjetër person. Hastings ishte dënuar për vrasjen e Roberta Wydermyer në Kaliforni dhe për 2 tentativa vrasjeje.
Por, prova e re e ADN-së e vuri gishtin tek një person tjetër, i cili vdiq në burg në vitin 2020.Tashmë, Hastings ka mbushur 69 vjeç dhe është liruar nga burgu, sepse vendimi për dënimin e tij është pushuar më 20 tetor.
Avokati George Gascón e ka përshkruar dënimin e 69-vjeçarit si një “padrejtësi të tmerrshme”. “Sistemi i drejtësisë nuk është perfekt dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog Filmi “SILENCE OF SIRENS” do të përfaqësojë kinematografinë shqiptaro-kosovare në Fifog ...
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
-
Vdes në Finlandë 34-vjeçari nga Mitrovica
-
Bashkatdhetarja dhuron pajisje ndihmëse për HandiKos në Gjilan
-
Dita e katërt e gjykimit: Avokati kërkon dënim për vrasje nga pakujdesia
Jeta në Austri
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri Mos harroni të thoni ‘Mahlzeit’, sillni një tortë për ditëlindjen tuaj dhe bëhuni një futbollist i...
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë
-
A mund të punoni në Austri pa nënshkruar një kontratë pune?
-
Vjenë: Program i suksesshëm për festimin e 1 Qershorit: Një ditë plot gëzim dhe mirënjohje
-
Austria shpall datën e zgjedhjeve kombëtare, e djathta ekstreme përpara në sondazhe