Lajme
“365 ditë autiste”, libri që trajton shqetësimin e shumë prindërve

Të shtunën në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, para një publiku të shumtë në numër, u bë promovimi i librit “365 ditë autiste”, i autores Mirela Duka-Xoxi.
Takimin e përshëndeti Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli. Të pranishëm nga kjo Ambasadë ishin dhe konsullja Fexhrije Plaku dhe Gjenis Haxhimehmeti.
Për librin referuan redaktori i librit, Gani Bytyçi, kryetarja e LAPSH-it për kantonin e Bernës, znj. Saime Isufi dhe znj. Gentjana Tafili lexoi fjalët e recensenteve të librit, Arjola Kondakxhiut dhe Donata Toçe.
Bytyçi, pasi i bëri një parahyrje temës së trajtuar nga autorja (autizmit), temë kjo aq pak e njohur dhe aq e pranishme, vlerësoi se ky libër është i veçantë për disa arsye. Së pari libri është shkruar nga një nënë, por që shpreh shqetësimin e të gjitha nënave, që mund të kenë fëmijë me autizëm.
“Fëmijët me autizëm“, sipas tij, janë pengu i shoqërisë, ngase ajo nuk është e përgatitur për fenomenin, anipse ky e ka shoqëruar qenien njeri gjatë gjithë historisë së tij. Dhe shoqëria (sidomos) ajo shqiptare, nuk është e përgatitur as moralisht, as nga pikëpamja e mendësisë, as me literaturën e nevojshme për ata që janë në rrethin e fëmijëve të rënduar me autizëm, as me institucione përkatëse e profesionale të përkujdesjes ndaj kësaj kategorie. Ndërsa Saime Isufi, e cila autores i shprehu gjithë konsideratën dhe urimet edhe në emër të organizatorit të takimit (LAPSH-it Kantonal), u angazhua gjithashtu për rëndësinë që ka botimi i këtij libri për prindërit, që kanë fëmijë me autizëm dhe të cilëve u mungon literaturë aq e nevojshme për tu përballur me këtë problem.
Autorja e librit, Mirela Duka Xoxi, për të pranishmit kishte përgatitur edhe një temë të shkurtër me pawerpoint lidhur me atë se ç‘ është autizmi, si manifestohet ai dhe si duhet reaguar në këto situata. Në fund ajo u shprehu falënderimet e saj të gjithë atyre që e kanë mbështetur për librin, si familjen, shtëpinë botuese, redaktorin, recensentët, si dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Kosovës e të gjithë të tjerët.
Takimin e moderoi Veton Dizdari ( ish-mësues i LAPSH -it), i cili prezantoi dhe një biografi të shkurtër të autores së librit.
Në vazhdim u zhvillua një bashkëbisedim interesant për autizmin dhe librin, ku u shpreh një intersim i veçantë i publikut të pranishëm.
Një moment tepër prekës dhe mbresëlënës ishte falënderimi me buqeta lulesh nga nxënëset mësueses së tyre të dashur Mirela.
Kënaqësi për mbrëmjen ishte dhe përshëndetja nga Athina për autoren e librit, nga ish-mësuesja e letërsisë në gjimnazin „Sami Frashëri“ në Tiranë.
Për ta përmbyllur takimin në mënyrën më të mirë, me këngën, u kujdes artistja e talentuar Gentjana Tafili, e cila me këngën e bukur qytetare shkodrane që solli aty, i dha kënaqësi gjithë publikut të pranishëm.
E-Diaspora
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Katër gjëra që duhet të dini nëse do të lindni në Austri Të qenit shtatzënë vjen me sfida dhe lundrimi në to në një vend të huaj mund...
-
Pse kaq shumë austriakë e refuzojnë Bashkimin Evropian?
-
Supermarketet në Vjenë, në hall nga minjtë
-
Cilat ditë pushimi do të kenë punëtorët e Austrisë në vitin 2024?
-
Boksieri Bernardin Jakaj mbron titullin më 9 dhjetor në Vjenë