Kosova
36 zyrtarë policorë iu shtuan sot Njësisë Speciale Operative të Kosovës
Që nga sot, 36 zyrtarë policorë i janë shtuar Njësisë Speciale Operative të Kosovës, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sveçla ka thënë se policët e rinj do të garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, shkruan albinfo.ch.
“36 zyrtarë policorë nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative. Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim, në çdo cep të territorit të Republikës sonë. Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë”, ka shkruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












