E-Diaspora
30 muaj burg për nëpunësin austriak: U ka shitur leje qëndrimi 29 kosovarëve
Ka shitur 51 leje qëndrimi: për 29 kosovarë, shtatë serbë, gjashtë maqedonas dhe të tjerë. Në total, konsiderohet se ka fituar rreth 82,000 euro
Sot në Gjykatën Rajonale në Wiener Neustadt është “luajtur finalja” në procesin e madh gjyqësor kundër një nëpunësi 56 vjeçar dhe një bashkëpunëtoreje të tij. 56-vjeçari është konstatuar se ka shitur 51 leje qëndrimi, shkruan heute.at.
Një përkthyese e gjykatës (64 vjeçe) dhe dy ndërmjetësues vartës kanë sjellë “klientët” te shërbyesi i shtetit dhe kanë marrë nga 500 euro për secilin rast, transmeton albinfo.ch. Kërkesat për azil janë gjetur në shtëpinë e zyrtarit.
Sot, pas 4 1/2 muajsh, më në fund janë shpallur vendimet gjyqësore në gjykatën rajonale në Wiener Neustadt. Kështu, nëpunësi i përmendur do të jetë prapa grilave për 30 muaj, ndërsa përkthyesja është dënuar me 21 muaj pjesërisht me kusht. Prej tyre 5 muaj burg efektiv, përcjell albinfo.ch. Një agjenti i është shqiptuar dënimi prej 21 muajve pjesërisht me kusht (7 muaj burg efektiv) ndërsa dy ndërmjetës të tjerë janë dënuar me nga 16 muaj burg me kusht.
Aktgjykimet ende nuk janë përfundimtare – sepse gjykimi nuk ka mbaruar, të akuzuarit ende janë duke u këshilluar me avokatët e tyre, thuhet më tutje në raportimin nga gjykimi.
Rreth 20 ditë proces gjyqësor, 51 të akuzuar, rreth 40 avokatë. Ky është bilanci i procesit që filloi në tetor 2019 dhe vazhdoi edhe në vitin 2020.
Në retrospektivë: Një zyrtar që është pezulluar që nga Zyra Federale për Azil, duke qenë varur nga lojërat e fatit kishte rënë në vështirësi financiare.
Nga viti 2014 ai gjithashtu kishte kaluar një procedurë të shlyerjes së borxheve në pasuritë e tij, përcjell albinfo.ch. Por, që nga viti 2014, ai dyshohet se ka përmirësuar gjendjen e tij të keqe financiare duke shitur leje qëndrimi. Ai ka shitur 51 leje qëndrimi: për 29 kosovarë, shtatë serbë, gjashtë maqedonas dhe të tjerë. Në total, konsiderohet se ka fituar rreth 82,000 euro.
(Foto: Heute.at)
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











