Portrete të firmave
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë që dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Iniciativa për ofrimin e kujdesit ambulator në Zvicër ka sjellë disa përparësi të rëndësishme, duke reflektuar fokusin në mirëqenien e pacientëve dhe efikasitetin e sistemeve të kujdesit shëndetësor. Naser Sopaj, bashkëpronar i spitexit Mednest24, në një intervistë për albinfo.ch thotë se me këtë pacientët mund të qëndrojnë në mjedisin e tyre familjar, çka ndihmon në ruajtjen e pavarësisë dhe rrit cilësinë e jetës.

«Ndihmon veçanërisht të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta që të ruajnë një mënyrë jetese të zakonshme.», thotë Sopaj duke theksuar reduktim i kostove për sistemin shëndetësor zviceran. «Kujdesi ambulator është zakonisht më i lirë krahasuar me qëndrimin në spital ose në qendrat rezidenciale. Po ashtu zvogëlon barrën financiare mbi sigurimet shëndetësore dhe institucionet publike.», dekklaron Sopaj.
Spitexi i tyre Mednest24 shërbimet i ka të përshtatura sipas nevojave të pacientit, duke përfshirë ndihmën në higjienë, ushqyerje, administrimin e barnave, ose terapitë rehabilituese.
«Planifikimi i shërbimeve është më fleksibël dhe i përshtatet orareve dhe preferencave të pacientit.», thotë Sopaj duke theksuar edhe lehtësim që përfitojnë familjet
«Ofron mbështetje për anëtarët e familjes që kujdesen për të afërmit e tyre, duke reduktuar stresin dhe ngarkesën emocionale. Po ashru përfshin trajnime për kujdestarët familjarë, që për angazhimin e tyre paguhen nga autoritetet.», bën të ditur Sopaj
«Kujdesi ambulator ndihmon në parandalimin e përkeqësimeve të shëndetit, duke ofruar monitorim të vazhdueshëm për sëmundje kronike ose pas operacioneve.»
Sipas Sopaj pacientët mund të vazhdojnë të jenë pjesë e komunitetit të tyre dhe të ruajnë lidhjet sociale, që janë të rëndësishme për shëndetin mendor.
«Këto përparësi kanë bërë që kujdesi ambulator të jetë një opsion i preferuar në Zvicër, duke ndihmuar në krijimin e një ekuilibri midis cilësisë së shërbimeve dhe kostove të qëndrueshme.», thekson Sopaj.
Kërkon profesionistë shëndetesorë
Spitexi i Mednest 24 zgjerohet me aktivitetin e saj në tërë kantonin e Cyrihut. Tani Mednest24 pas Regendorfit ka hapur zyrat e saj edhe në Cyrh.
Spitexi që flet edhe shqip «Mednest24» kërkon përforcime me punëtorë shëndetësore.
Në Zvicër paguhet edhe përkujdesja për familjarët në shtëpi
Pse shërbimet Spitex përdoren ende kaq pak nga shqiptarët? Nga njëra anë, njerëzit ndoshta nuk dinë sa duhet rreth asaj se sa përkujdesje mund të merret duke qëndruar në shtëpi dhe gjithashtu mund të kenë turp të kërkojnë ndihmë nga jashtë. Nga ana tjetër, kuptohet se vazhdon tradita që familjarët të kujdesen për pjesëtarin e familjes në shtëpi. Por është shumë me rëndësi për komunitetin tonë në Zvicër të informohet se për këto shërbime që ata i ofrojnë për familjarët e tyre në shtëpi mund të paguhen nga Spitexi jonë Mednest 24 (Pflegeangehörigen), mjafton vetëm të na kontaktojnë në zyrat tona në Cyrih dhe Regensdorf ose në numrin e telefonit: 044 597 24 24
Foto: Armend Berisha
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €