Kosova
20 Minuten shkruan për terrenin e fushës “Fadil Vokrri”
Sot, përfaqësuesja e Zvicrës do të luajë kundër Kosovës në kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku së fundmi fusha ka qenë temë e bisedës.
Mbi 13 mijë tifozë priten të jenë në stadiumin e shitur plotësisht për duelin kualifikues të Kampionatit Evropian ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, para “duelit vëllazëror”, përveç lojtarët të shumtë me dy shtetësi në fushë, është edhe një temë tjetër që është temë bisede në Prishtinë: fusha në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo ishte në një gjendje “të shkretë” në ndeshjen e fundit të Kosovës në shtëpi ndaj Rumanisë dhe kjo e shqetësoi edhe trajnerin e Zvicrës, Murat Yakin, i cili kishte treguar në një intervistë për 20 Minuten.
“Fusha në Prishtinë ishte në gjendje shumë të keqe, në ndeshjen në shtëpi kundër Rumanisë. Shpresoj që të luajmë në një fushë të mirë”, ka thënë 48-vjeçari.
FC Prishtina është dashur të largohet
Kështu e panë edhe në Kosovë – dhe reaguan gjatë verës. Për t’u siguruar që fusha të rregullohet për këtë lojë të madhe dhe historike kualifikuese për “Euro 2024” në Prishtinë, në kryeqytet u morën masa drastike.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












