Lajme
Trump urdhëron kufizimin e vaksinave për fëmijët, ekspertët kundërshtojnë vendimin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e rekomandimeve lidhur me vaksinimin e fëmijëve. Sipas vendimit të ri, vaksinimi do të kufizohet në 11 lloje virusesh dhe sëmundjesh.
Një tjetër ndryshim i parashikuar është mënyra e administrimit të vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR). Urdhri rekomandon që këto vaksina të ndahen në tri doza dhe të administrohen gjatë vizitave të ndryshme mjekësore.
Vendimi ka shkaktuar kundërshtime nga ekspertë të shëndetësisë. Sipas Reuters, disa specialistë paralajmërojnë se reduktimi i vaksinave të rekomanduara mund të bëjë që më shumë fëmijë të mbeten të pambrojtur ndaj sëmundjeve që mund të parandalohen përmes vaksinimit.
Trump e ka mbrojtur vendimin, duke argumentuar se një numër më i kufizuar vaksinash dhe administrimi i tyre në vizita të ndara është më efektiv.
“Me efekt të menjëhershëm, administrata ime po njeh rekomandimet e vaksinave të fëmijërisë në 11 vaksinime kryesore kundër sëmundjeve më serioze dhe të rrezikshme”, deklaroi Trump.
Ai shtoi se vaksina MMR do të ndahet në tri doza të veçanta dhe se ato do të administrohen në vizita të ndryshme. Sipas tij, kjo do të shmangë dhënien e të gjitha vaksinave në të njëjtën ditë.
Urdhri ekzekutiv i kërkon gjithashtu prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ligjeve shtetërore që bien ndesh me direktivën federale.
Vendimi është marrë pak para rikthimit të nxënësve në shkollat amerikane dhe në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me rritje të rasteve të fruthit.
Të dhënat federale tregojnë ndërkohë se përqindja e fëmijëve të vaksinuar në kopshte në SHBA ka shënuar rënie, veçanërisht gjatë vitit të fundit shkollor.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”











