Lajme
Në Bülach u shënua 621-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
Bülach, Zvicër – Nën organizimin e Shoqatës “Gjergj Kastrioti” Zvicër, të dielën u mbajt manifestimi kulturor dhe sportiv kushtuar 621-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Aktiviteti mblodhi qindra pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe u përmbyll me turneun ndërkombëtar të mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”.
Programi nisi me intonimin e Himnit Kombëtar dhe interpretimin artistik “Kushtrimi i Skënderbeut” nga këngëtarja Fjolla Berisha. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës “Gjergj Kastrioti”, Agim Pepaj, ndërsa në emër të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Zvicër foli Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha.
Pjesa kulturore e manifestimit përfshiu recitime nga nxënësit Nerona Uka dhe Jon Sabriu, si dhe paraqitjen e Ansamblit “Vatra” me tablonë koreografike “Liria ka Emër”. Në program morën pjesë edhe nxënës të Shkollës Shqipe LAPSH.
Një segment i veçantë iu kushtua historisë dhe studimeve për Skenderbeun, Historiani Paulin Zefi mbajti kumtesën me temë “Fuqia e Gjergjit”, duke trajtuar aspekte të figurës dhe trashëgimisë së Skënderbeut. Pas kumtesës, Fjolla Berisha interpretoi këngën “Albulena”.
Pas përfundimit të programit artistik dhe kulturor, nisi turneu “Gjergji i Pamposhtur”, i zhvilluar në kategoritë e meshkujve dhe femrave. Në garë morën pjesë sportistë dhe entuziastë të mundjes së duarve nga vende të ndryshme evropiane. Paralelisht me aktivitetet sportive, organizatorët zhvilluan punëtori arti dhe aktivitete edukative për fëmijët. Punëtorinë artistike e udhëhoqi artisti Refki Gollopeni, duke krijuar hapësira kreative për pjesëmarrësit më të vegjël.
Kryetari i shoqatës, Agim Pepaj, tha se manifestimi u organizua në kuadër të shënimit të 621-vjetorit të lindjes së Skënderbeut dhe se koncepti i turneut “Gjergji i Pamposhtur” synon të promovojë vlerat e forcës, qëndrueshmërisë dhe disiplinës përmes sportit.
Në përfundim të aktivitetit, organizatorët ndanë medalje për garuesit e turneut, si dhe certifikata mirënjohjeje për pjesëmarrësit, sponsorët dhe mbështetësit që kontribuuan në realizimin e manifestimit.
Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër falënderoi pjesëmarrësit, vullnetarët, sponsorët dhe mysafirët për kontributin e tyre në organizimin e kësaj veprimtarie kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike


















