Lajme
Alarm në aeroportin e Frankfurtit: Një viktimë dhe pesë të infektuar me malarie
Një rast i pazakontë i malaries ka shkaktuar alarm në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, ku një punonjës ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë infektuar me sëmundjen.
Kompania “Fraport”, e cila menaxhon aeroportin, konfirmoi se pesë punonjësit e prekur po marrin trajtim mjekësor.
Autoritetet dyshojnë se infeksioni mund të jetë shkaktuar nga një mushkonjë e infektuar që ka mbërritur në Gjermani me avion nga një rajon ku malaria është e përhapur. Sipas hetimeve fillestare, insekti mund të ketë hyrë në vend gjatë muajit korrik.
Në kuadër të masave parandaluese, në ambientet e aeroportit janë vendosur kurthe për mushkonjat. Mostrat e mbledhura do të analizohen në laborator për të përcaktuar nëse kanë lidhje me rastet e raportuara.
Punonjësve të aeroportit u është bërë thirrje që, nëse shfaqin simptoma të dyshimta, të kërkojnë menjëherë këshillë mjekësore dhe të informojnë mjekun se punojnë në aeroport.
Instituti “Robert Koch” e ka cilësuar këtë mënyrë të transmetimit të malaries si jashtëzakonisht të rrallë. Raste të tilla, të njohura si “malaria e aeroportit”, mund të shfaqen kur mushkonja të infektuara transportohen në mënyrë të pavullnetshme nga zona endemike drejt vendeve ku sëmundja zakonisht nuk qarkullon.
Malaria shkaktohet nga parazitët që transmetohen përmes pickimit të mushkonjave të infektuara të llojit “Anopheles”. Simptomat mund të përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen, ndërsa në format më të rënda sëmundja mund të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë koma dhe vdekjen.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











