Lajme
19 infeksione të reja gjatë ditës së fundit në Zvicër
33 raste të reja ishin raportuar të enjten (dje), ndërsa të mërkurën kishin qenë 23 raste, të martën, 16 dhe të hënën 7
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 19 infeksione të reja me virusin korona. Deri më tani ka pasur gjithsej 31.063 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të premten pasdite, shkruan srf.ch.
Numri i infeksioneve ka zakonisht një luhatje javore, duke shënuar ulje në fundjavë, transmeton albinfo.ch. 33 raste të reja ishin raportuar të enjten (dje), duke ngjallur njëfarë shqetësimi për rritje eventuale të numrit, pasi që të mërkurën kishin qenë 23 raste, të martën, 16 dhe të hënën 7.
Mesatarja e të prekurve është 362 raste për 100,000 banorë.
Sipas BAG, deri më sot 1.677 njerëz të testuar pozitivisht për Covid-19 kanë vdekur në Zvicër dhe Lihtenshtajn, përcjell albinfo.ch. Ndërsa sipas agjencisë Keystone-sda janë 1937 të vdekur deri më tani.
Zyra Federale i referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dërguar deri në mëngjesin e të premten, si pjesë e detyrimit të raportimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














