Shqipëria
18-vjeçari shqiptar që frymëzoi britanikët me historinë e tij, rrezikon dëbimin
Rasti i 18-vjeçarit me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e faqes së huaj britanike, Metro Uk, pas një fëmijërie të vështirë, tashmë rrezikon të dëbohet dhe nga vendi ku iu ofrua mundësia të kishte një shtëpi të re
Sameti ka emigruar në mënyrë kontrabandë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar në pjesën e pasme të një kamioni, por tashmë frika më e madhe është dëbimi nga ky vend.
Në moshën 11-vjeçare Sameti ishte i detyruar të dilte e të lypte nëpër rrugë dhe në moshën 15-vjeçare babai i tij, një trafikant famëkeq, e mori atë në Bruksel. Fatmirësisht ai arriti të “shpëtonte nga kthetrat” e të atit dhe udhëtoi drejt Bristolit.
Pasi kaloi gjashtë muaj në shtëpinë e fëmijës në Bristol, Sameti u zhvendos të jetonte me John Stokes, kujdestari i cili kishte ndihmuar mbi 80 fëmijë të tjerë me probleme dhe ndihmoi Sametin të merrte një profesion të tijin, atë të marangozit.
Por vetëm pak ditë pasi ai mbushi 18-vjeç, Zyra e Emigracionit i shkatërroi ëndrrat e tij, duke i bërë të ditur se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar.
“Nuk dua të kthehem më në Shqipëri, shpresoj shumë që Zyrat e emigracionit të ndryshojnë vendimin e tyre. Bëj një jetë të mirë këtu së bashku me Johnin”. E në krahun tjetër kujdestari pretendon se qeveria po hedh poshtë vendimet për të dhënë azil për fëmijët emigrantë të pashoqëruar, derisa ata të mbushin 18 vjeç, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
“Sameti ka qenë një “frymëzim” për djemtë e tjerë anglezë, sepse paçka traumas që kaloi ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të rindërtuar jetën e tij”, ka shtuar kujdestari.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike














