E-Diaspora
17-vjeçari shqiptar duhet të kthehet vullnetarisht për t’u kthyer më pas në Gjermani
Fillimisht ai duhet të shmangë deportimin dhe së dyti të kërkojë të ri-hyrjen në Gjermani
17-vjeçari shqiptar Xhordi, shumë shpejt do të mësojë të ardhmen e tij. Ai ka pasur shumë përkrahje nga njerëzit në Issum të Gjermanisë. Xhordi së bashku me Uwe dhe Gaby Tebeck kanë shkuar në zyrën e emigracionit për të diskutuar opsionet e tij, shkruan ‘nno.de’.
Kohët e fundit kanë të turbullta jo vetëm për shqiptarin dhe familjen e tij, por edhe Gaby dhe Uwe Tebeck, të cilët mbajnë 17-vjeçarin. Uwe është edhe trajneri i tij, përcjell albinfo.ch.
Ai ende e mban mend kur policia i kishin thënë se duhej të largohej nga Gjermani. Megjithatë, ata nuk e kishin kundërshtuar apo fyer ndokënd. Për fat aeroplani ishte i mbushur dhe ai po pret të kthehet. Por, kohët e fundit kanë pasur një ndryshim.
“Ai mund të vazhdojë me shkollimin sa më shumë që është e mundur dhe pastaj të kërkojë kthimin vullnetar”, thotë Gaby Tebeck.
Pra, fillimisht ai duhet të shmangë deportimin dhe së dyti të kërkojë të ri-hyrjen në Gjermani. “Ai duhet të shkojë dhe pas dhjetë muajsh mund të kërkoj të kthehet prapë në Gjermani”, ka shtuar tutje Tebeck.
Në Shqipëri ai duhet të aplikojë në Ambasadën Gjermane në Tiranë. Megjithatë, edhe pse ka shumë shpresa se përgjigja do të jetë pozitive, ekziston frika për refuzim. “Ne rrezikojmë nëse e vendosim Xhordin në aeroplan”, tha Gaby Tebeck.
Futbollisti i talentuar ka pasur përkrahje nga të gjithë dhe ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe.
Shqiptari edhe pse është integruar, është lojtar, ka mësuar gjuhën dhe po shkollohet, kjo nuk e ka ndihmuar që të ketë qëndrim të sigurt. Tani ai duhet të kthehet në Shqipëri, me shpresë se do të kthehet përsëri.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












