Maqedonia
16 shkolla fillore pritet të mbyllen në Maqedoninë e Veriut
Viti i ri shkollor pritet të nisë me rreth 3 mijë nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar
Në Maqedoninë e Veriut pritet të mbyllen 16 shkolla fillore, kryesisht shkolla periferike në vendbanime rurale, ndërsa vendi po përballet me rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar prej kohësh riorganizimin e rrjetit të shkollave, proces që pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen për shkak të numrit gjithnjë e më të vogël të nxënësve, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara, në vitin e ri shkollor në bankat e shkollave pritet të ulen rreth 3 mijë nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar.
Nga Ministria kanë sqaruar se nuk është ky institucion që i mbyll drejtpërdrejt shkollat, por komunave u sugjerohet se cilat shkolla mund të mbyllen ose të bashkohen me shkollat qendrore për shkak të numrit të vogël të nxënësve.
Sipas MASH-it, riorganizimi synon t’u krijojë fëmijëve më shumë mundësi për ndërveprim me bashkëmoshatarët, por edhe të shmangë shpenzimet për mirëmbajtjen e objekteve shkollore që në disa raste kanë më pak se dhjetë nxënës.
Rënia e numrit të nxënësve është një trend afatgjatë. Në shtatë vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka humbur rreth 17 mijë nxënës, ndërsa gjatë një periudhe pesëvjeçare janë mbyllur rreth 30 shkolla për shkak të mungesës së nxënësve.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













