Lajme
141 raste të reja me koronavirus në Kosovë
IKSHPK ka konfirmuar sot 141 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Ky njëherësh është numër rekord për një ditë.
Në njoftimin e KSHPK thuhet se “Sot më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 397 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 141 raste”.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42 (sipas vendbanimit: 39 raste Prishtinë dhe 2 raste Hajvali dhe 1 rast Barilevë), komuna e Vushtrrisë 30 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Stanovc i epërm, 8 raste Vushtrri, 2 raste Maxhunaj, 1 rast Begaj dhe 1 rast Bukosh), komuna e Pejës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Pejë), komuna e Mitrovicës 11 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Mitrovicë, 1 rast Zhabar dhe 1 rast Shupkovc), komuna e Obiliqit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Obiliq, 1 rast Hade, 1 rast Breznicë dhe 1 rast Raskovë), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste Lubizhdë dhe 1 rast Gërnçar), komuna e Fushë Kosovës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Fushë Kosovë), komuna e Gjilanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 1 rast Cërnicë), komuna e Podujevës 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Konushevc, 1 rast Gërdovc dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), 3 raste Mamushë, 2 raste Viti (sipas vendbanimit: 2 raste Skifteraj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.”
“Sot më 16 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 968 raste”.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












