Lajme
12 orë i zhdukur, gjendet në Karaburun turisti gjerman
Gjendet turisti gjerman, i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.
Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman, së bashku me qenin e tij, i cili prej mëngjesit të djeshëm kishte humbur kontaktet.
Sipas policisë së Orikumit, e cila vijon të jetë në Karaburun, gjermani 73-vjeçar është mirë dhe ka nisur mesazh (sinjal) nga vendi ku ndodhet në “Skalom të Beget”, një gji në afërsi të Bristanit, mbas bazës së Pashalimanit.
Turisti gjerman është i apasionuar pas (hiking) ecjeve dhe kryesisht vendeve të paeksploruara. Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










