Lajme
12 mijë shkencëtarë nënshkruajnë peticionin: Lëreni koronavirusin të përhapet
Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona
Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se deri më tani reth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrënguese me të cili i kërkohet qeverisë të tërhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm, transmeton albinfo.ch.
Sp fundmi, deklarata e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes.
Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.
Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.
Ajo argumenton se nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të zhvillohej.
Koncepti i imunitetit të tufës u përmend, në fillim të marsit, përpara vendosjes së masave izoluese, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë