Lajme

12 faqe në internet, të cilat mund t’ ju hyjnë në punë

Më poshtë do të gjeni një listë faqesh që shumicës së njerëzve do t’i hynin në punë por me siguri as nuk do t’i kishte shkuar në mend se ekzistonin, diku në një cep të rrjetit mbarë botëror.

Natural Reader

Ky është një website që kthen tekstin në ligjërim, i cili ju lejon të kopjoni çdo lloj teksti, të cilin më pas kompjuteri do t’jua lexojë mbrapsht me zë. Kjo mund të jetë e dobishme për shumë praktika, por sidomos kur të duhet ta dëgjosh me zë atë që ke shkruar, për të vënë re ndonjë gabim të mundshëm.

Color Schemes Generator (ose, Colormind)

Kjo faqe gjeneron automatikisht seri të ndryshme ngjyrash që shkojnë me njëra-tjetrën. Një tjetër opsion është të kyçni një kombinim ngjyrash që ju pëlqen dhe të gjeneroni një tjetër seri që shkon me këtë të fundit. Për këdo, nga artistët deri tek artdashësit e thjeshtë apo ata që duan të ndryshojnë ngjyrën e mureve dhe mobileve të apartamentit të tyre, kjo është faqja e duhur.

My Fridge Food

Vendosni këtu emrat e produkteve apo ushqimeve që ju kanë ngelur në frigorifer dhe faqja gjeneron automatikisht ide recetash për vaktin tuaj të ardhshëm. Ka edhe një aplikacion të ngjashëm me të njëjtin emër.

 Blank Slate

Kjo është një faqe boshe mjaft e dobishme kur ju duhet të mbani shënime të shpejta por nuk ju gjendet laps dhe letër apo program i Office Word. Pasi të keni mbaruar, kjo faqe ju lejon të ruani dhe të kopjoni atë që keni shkruar.

PDF24 Tools

Kjo faqe do t’i vijë në ndihmë kujtdo që ka mbetur të paktën njëherë i shtangur para ekranit të kompjuterit duke u munduar të hapë një PDF apo ta editojë atë, sigurisht pa sukses. Këtu mund t’i bëni PDF-së suaj praktikisht çdo lloj gjëje që ju vjen në mendje, nga mbishkrimi, konvertimi, ekstraktimi, shtim teksti/foto, logo, filigrani etj. Nëse doni të ndryshoni diçka rreth PDF-së suaj, ky është vendi i duhur.

Erase.bg ose Remove.bg

Të dy këto faqe janë vendi i duhur për këdo që do të fshijë sfondin e një fotoje. Për një veprim të shpejtë, kur nuk keni kohë apo aftësi të hyni në detaje, kjo është faqja që ju vjen në ndihmë. Modifikoni fotot tuaja, hiqni sfondin për një foto pasaporte etj.

Photopea

Për një variant më të avancuar që ju jep mundësinë të editoni fotot tuaja me opsione të ngjashme me ato të programit Photoshop, kjo është faqja e duhur. Kushdo të cilit nuk i nevojiten opsionet e super-avancuara të Photoshop, le të provojë Photopea.

Forvo

Forvo është për këdo që sheh një fjalë në një gjuhë tjetër (ose tuajën!) dhe dëshiron të dijë si shqiptohet, apo si do të tingëllonte në aksente apo dialekte të ndryshme. Njerëz nga e gjithë bota e kanë regjistruar veten duke thënë fjalë të ndryshme që më pas ngarkohen në këtë website. Mos e humbisni!

 Free Rice

Këtu mund të argëtoheni me kuice fjalësh. Për çdo përgjigje tuajën, kjo faqe ndihmon njerëzit e varfër me ushqim. Nëse do të uleni gjithë ditën para kompjuterit duke mos bërë asgjë, të paktën këtu e dini se mund të jepni kontributin tuaj për të ndihmuar ata në nevojë. Kjo faqe është e sponsorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 Future Me

Mund ta përdorni këtë faqe për t’i dërguar një e-mail vetes suaj në të ardhmen. Shumë përdorues kanë vite që e përdorin. Ata thonë se iu ndihmon të kenë një këndvështrim më të detajuar rreth ndryshimeve që ata pësojnë gjatë viteve. Përdoreni edhe për t’i kujtuar vetes gjërat që vërtet dëshironi t’i arrini.

Time and Date

Timeanddate.com është një faqe e dobishme për kalkulimet e datave. Nëse ju është dashur ndonjëherë të shtoni apo zbrisni data të caktuara, atëherë ky është vendi i duhur. Arrin të llogarisë rezultatin deri në detaj nga vitet, ditët, orët dhe minutat. Është çuditërisht shumë e dobishme!

Outline

Outline.com ju ndihmon të lexoni artikujt që i gjeni në web-faqe të tjera, pa qenë nevoja të bezdiseni nga të gjithë reklamat. Këtu mund të bëni copy-paste artikullin dhe Outline do të fshijë imazhet apo reklamat dhe do t’ju paraqesë vetëm tekstin. Është perfekte për këdo eksperienca e të cilit shkatërrohet në momentin që sheh reklama për një pastë dhëmbësh apo zbutës flokësh pas çdo paragrafi të mundshëm.