Lajme
11 ushqimet që ulin kolesterolin
Nese dieta juaj ka ngritur kolesterolin, ajo edhe mund ta ulë atë.
Është e lehtë të hani ashtu që ta ngrisni kolesterolin në nivele alarmante. E kundërta është e vërtetë po ashtu – duke ndërruar atë çfarë hani ju mund të ulni kolesterolin dhe të largoni “flotën yndyrore” që po qarkullon në gjakun tuaj.
Për ta bërë këtë ju nevojiten 2 strategji: Shtoni ushqimet që ulin LDL-në, kolesterolin e dëmshëm që sjell ne vete copëza që ju bllokojnë venat dhe enët e gjakut. Në të njejtën kohe, reduktoni ushimet që rrisin LDLnë.
Shkojmë me të mirat
Ushqime të ndryshme ulin kolesterolin në mënyra të ndryshme. Disa sjellin fibra, të cilat ngjiten me kolesterol dhe e tërheqin atë në sistemin e tretjes dhe e hudhin jashtë trupit para se të hyjë në qarkullim të gjakut. Disa të tjera ju japin poli yndyrëra te pangopura, të cilat e ulin LDL-në drejtpërdrejt. Të tjerat përmbajnë sterole bimore, të cilat e bllokojnë trupin nga thithja e kolesterolit.
Tërshërat
Një hap i parë i lehtë për ta përmirësuar kolesterolin është duke ngrënë një pjatë më qull tërshëre ose drithëra me bazë tërshëre për mëngjes. Kjo do t’ ju dhurojë 1 deri 2 gram fibra të tretshme. Shtoni edhe një banane ose dredhëza edhe për një gjysmë grami tjetër. Udhëzimet e tanishme të ushqyerit rekomandojnë marrjen e 20 deri në 35 gram fibra në ditë, me të paktën 5 deri 10 gram duhet të vijë nga fibra të tretshme.
Elb dhe drithëra të tjera të plota
Ashtu si tërshëra, elbi dhe drithërat e tjera mund të ndihmojë të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kryesisht nëpërmjet fibrave të tretshme dhrithërat ju dhurojnë.
Fasulet
Fasulet janë veçanërisht të pasura në fibra të tretshme. Ato gjithashtu marrin mjaft kohë për t’u tretur, që do të thotë që ju ndiheni të ngirë për një kohë më të gjatë. Kjo është një arsye, fasulet janë një ushqim i dobishëm për ju që jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Me kaq shumë zgjedhje – prej fasuleve të kaltra, në formë veshke, lentilet, fasulet me pika të zeza dhe përtej – dhe kaq shumë mënyra për t’i përgatitur kjo i bën fasulet një ushqim shumë të gjithanshëm.
Domatja e zezë dhe okra
Këto dy perime me kalori të ulët janë një burim i mirë i fibrave të tretshme.
Llojet e ndryshme të farave
Një mori studimesh tregojnë se duke ngrënë badema, arra, kikirika dhe fara të ndryshme është mirë për zemrën. Ngrënia e 50 gram fara të ndryshme për çdo ditë e ulin nivelin e LDL-së prej 5%. Farat kanë ushqyes shtesë që mbrojnë zemrën edhe në mënyra të tjera.
Vajërat bimore dhe perimore
Duke përdorur vaj të langshëm, si ai nga luledielli, misri, karanfili e të tjerë në vend të buterit dhe margarinës kur zieni ose në tryezë, ju ndihmon të ulni LDL-në.
Mollat, rrushi, dredhëzat, frutet e citusit
Këto fruta janë të pasura me pectin, një lloj fibre e tretshme që e ul LDL-në.
Ushqimet që përmbajnë streole dhe stanole
Sterolet dhe stanolet të marra nga trupi i bimëve e ulin aftësinë e trupit për ta thithur kolesterolin. Kompanitë po i shtojnë këta dy ushqyes në lloj-lloj ushqimesh, duke filluar prej margarinës, deri te lëngu i portokallit dhe çokollata.
Soja
Duke ngrënë ushqime të bëra nga fasulet e sojes, sikur tofu dhe qumësht soje, ju zgjedhni një mënyrë të fuqishme për ta ulur kolesterolin. Konsumimi i 25 gramëve të proteinave të sojës mund ta ulë LDL-në për 5% deri 6%.
Peshku
Duke ngrënë peshk dy deri tri herë në javë, mund ta ulni LDL-në në dy mënyra: duke zëvendësuar mishin, i cili ka yndyrë të ngopur që e rrit LDL-në, ndërsa peshku përmban omega 3, e cila e ul LDL-në. Omega 3 i ul trigliceridet në qarkullimin e gjakut dhe po ashtu e mbrojnë zemrën duke parandaluar fillimin e ritmeve të parregullta të zemrës.
Suplemente të fibrës
Suplementet ofrojnë mënyrën më të pakënaqshme të pranimit të fibrave. Dy lugë çaji të psylluimit ju dhurojnë 4 gramë të fibrave të tretshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












