Lajme
100 mijë të vdekur nga Covid -19 në Itali, vaksinimi po ecën ngadalë
Italia po arrin shifrën dëshpëruese të 100 mijë viktimave, ndërkohë që shkalla e infektimeve po vazhdon që të rritet, ndërsa shkalla e vaksinimeve në të gjithë vendin vazhdon që të mbetet minimale.
Ndonëse ka nisur vaksinimi i të moshuarve, drejtori i Shëndetit Publik në Romë, Enrico Di Rosa, është shprehur për Reuters se vendi pritet të paguajë një çmim të lartë përsa i përket shëndetit – jetëve dhe shtrimeve në spital – pa llogaritur pasojat ekonomike.
Gjatë fundjavës, Ministria e Shëndetësisë italiane ka raportuar përkatësisht 297 dhe 307 viktima.
Italia deri tani ka regjistruar 99.578 viktima nga Covid-19 që nga nisja e pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, duke u shndërruar në vendin e dytë me më shumë viktima në Evropë, pas Britanisë së Madhe, dhe vendi i shtatë në botë. Gjatë një viti janë raportuar rreth 3 milion raste të infektimesh me koronavirus.
Në kohën që vala e dytë e pandemisë së Covid -19 filloi që të rriste numrin e infektimeve në gjysmën e parë të Nëntorit të vitit të kaluar, pranimet në spital shkuan në rreth 1000 në ditë, ndërkohë që vendet në terapinë intensive në rreth 100 në ditë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













