Lajme
10 vendet në botë ku ndalohen makinat, mes tyre një në Zvicër
Transporti modern është i paimagjinueshëm pa makina. Megjithatë, këto pak vende kanë vendosur t’i ndalojnë plotësisht ato.
Për më tepër, disa kanë zgjedhur ta bëjnë këtë, sepse infrastruktura është e papërshtatshme për të lëvizur me makinë. Pra, nëse planifikoni të vizitoni këto vende, më mirë të përgatiteni për të ecur kudo.
Pyetjet më të rëndësishme janë, pse këto vende kanë ndaluar përdorimin e makinave dhe si e kanë arritur atë?
Isla Holbox, Meksikë
Një ishull i vogël me florë dhe faunë të larmishme, Isla Holbox është i njohur për mungesën e makinave. Ishulli ka shtëpi të veçanta dhe ju duhet të ecni në çdo destinacion, pasi ato ndodhen afër njëra-tjetrës.
Zermatt, Zvicër
Një destinacion popullor turistik, banorët në Zermatt e marrin shumë seriozisht politikën e tyre pa makina. Megjithatë, ata i detyrojnë në mënyrë pasive turistët, për të përdorur trenat dhe helikopterët.
Islas Cies, Spanjë
Një ishull i vogël i vendosur në brigjet spanjolle të Galicisë, vizitohet nga afërsisht 1800 turistë në ditë, që arrijnë në ishull me varkë.
Fire Island, Nju Jork
Nju Jorku është i njohur për trafikun e rënduar të qytetit. Por, vetëm disa orë larg, ndodhet Fire Island, në jug të Long Island. Vendasit e konsiderojnë këtë vend një ‘mekë’ për çiklistët dhe alpinistët.
Giethoorn, Holandë
Ashtu si Venecia, edhe njerëzit në Giethoorn lëvizin përmes një rrjeti rrugësh për çiklistë, këmbësorë, si dhe përmes rrugëve ujore.
Lamu, Kenia
Njerëzit në Lamu Kenia preferojnë të përdorin një gomar për të lëvizur. Dhe nëse hyni në ishull, shtegu i ngushtë dredha-dredha, shpjegon pse njerëzit atje zgjedhin gomarin në vend të makinës.
Civita di Bagnoregio, Itali
Në vendlindjen e Ferrarit, shtrihet një fshat i vogël në majë të një kodre, që mund të arrihet vetëm nëpërmjet një ure të vogël këmbësorësh.
Halibut Cove, Alaska
Shtëpia e zyrës së parë postare lundruese në botë, ka vetëm 90 banorë, të cilët nuk kanë nevojë të ngasin makinën nëpër qytet.
Ishulli Lamma, Hong Kong
Lamma Island është vetëm 25 minuta me traget larg qytetit të njohur. Kjo zonë e vogël 100% pa makina, është një vend i mrekullueshëm me plazhe dhe male.
Sark, Ishujt Channel
Një tjetër ishull i vogël, që mund të arrihet vetëm me traget, Sark ndodhet në kanalin anglez midis ishujve Guernsey dhe Jersey. Jo vetëm pa makina, por me sa duket nuk ka as drita rrugore në ishull, duke e bërë atë një vend ideal edhe për shikimin e yjeve. / Times Drive
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












