Lajme
10 librat që duhet t’i lexoni për të qenë sa më të lumtur
10 tituj të librave më pozitivë
Pa dyshim se libri është miku ynë më i mirë. Një thënie e tillë merr akoma më shumë kuptim në ditët kur kohën po e kalojmë në shtëpi dhe jemi në kërkim të gjërave atraktive, me të cilat mund të angazhohemi për ta kaluar kohën në mënyrën sa më të dobishme.
Prandaj, në vazhdim të këtij artikulli tek ju do të sjellim 10 tituj të librave më pozitivë, që duhet t’i lexoni për të qenë sa më optimistë dhe të lumtur në jetë, libra këta të cilë mund t’i gjeni edhe online:
Viktor E.Frankl – “Man’s Search For Meaning” – Mesazhi që përçon ky libër është që gjithçka në jetë ka një kuptim, e tëra që juve iu mbetet të bëni është që ta kërkoni atë kuptim.
Mitch Albom – “Tuesdays with Morrie” – Muajt e fundit të jetës së Morrie do t’ju ndihmojnë që ju të kuptoni se çfarë në të vërtet është e rëndësishme në jetë.
Randy Pausch – “The Last Lecture” – Libër që sjell rrëfimin e një profesori universitar. Për të, mençuria më e madhe në jetë është që njerëzit gjithmonë ta mbajnë mend se sa e rëndësishme është një jetë e lumtur.
Michael Santos – “Earning Freedom” – I dënuar me 45 vjet burgim, ai gjeti forcë dhe pozitivitetin që të sillte libra të shumtë për edukimin e studentëve. Nëse autori i këtij libri e gjeti lumturinë dhe fuqinë e të menduarit pozitiv në burg, atëherë edhe ne mund ta bëjmë një gjë të tillë kudo.
Watty Piper – “The Little Engine That Could” – libër që ka formuar pikërisht mendjen e fëmijëve për vite me radhë. Ai ilustron faktin e pamohueshëm se kur mendoni pozitivisht dhe besoni në vetën tuaj, ju mund të arrini gjëra të jashtëzakonshme.
Shel Silverstein – “The Giving Tree” – Libër që sjell një mësim të vlefshëm për dashurinë pa kushte.
Linda Ellis & Mac Anderson – “The Dash” – libër që iu bën të mendoni mirë për zgjidhjet që bëni në jetë.
James Allen “As a Man Thinketh” – Mendimet negative ua ndikojnë jetën më shumë se që mendoni. Andaj, qëndroni sa më pozitiv dhe të buzeqeshur.
Donald Miller – “A Million Miles in a Thousand Years” – Mos harroni, ju keni fuqi për ta ndryshuar jo vetëm jetën tuaj, por edhe botën.
Andy Andrews – “The Traveler’s Gift” – Ky libër iu mëson se si ta vlerësoni suksesin që arrini në jetë.
Qëndroni sa më pozitiv dhe asnjëherë mos harroni të buzëqeshni! /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Puna në ajër të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në ajër. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?