Lajme

10 fakte rreth punëve që nuk mësohen gjatë studimeve

Edhe nëse keni mbaruar për ndërmarrësi a ekonomi e doni të filloni biznes tuajin, patjetër është të dini ca gjëra që nuk i keni mësuar në fakultet. Megjithatë vlejnë edhe për të tjerët.

Këto gjërat do të duhej të diheshin para se të hyni në projekte biznesore.

1. Mesatarja nuk është mjaftueshëm e mirë!

Nëse doni t’i kaloni provimet dhe të përfundoni fakultetin me sukses, mund të jeni edhe mesatar. Nuk vareni prej askujt. Nëse u jeni përgjigjur saktësisht pyetjeve të dhëna do të kaloni provimin. Por, kur bëhet fjalë për punën, nota mesatare nuk është mjaftueshëm e mirë. Nganjëherë vendimtare janë pikërisht çështjet, intereset a aftësitë krejtësisht të pazakonta. Nëse për ndonjë konkurs për punë paraqiten dhe për bisedë thirren 300 kandidatë të cilët kanë mbaruar për ekonomi, punën nuk do ta fitoni nëse jeni mesatar. Patjetër është të dalloheni dhe të jeni të veçantë. Mbase e keni konsideruar të bëheni me diplomë, por tani jeni në konkurrencë me shumë të tjerë të cilët po ashtu kanë marrë të njëjtën diplomë.

2. Nuk do të jetoni menjëherë më mirë në krahasim me kohën kur keni qenë student!

Kur të mbaroni fakultetin dhe të filloni të punoni, pavarësisht faktit se keni para tuajat, nuk do të mundni menjëherë t’i shijoni. Mbështetja e prindërve zvogëlohet, kurse shpenzimet rriten. S’ka më ushqyrje në kuzhina në konviktin studentor. Shpenzimet rriten më shpejt se rroga.

3. S’ka më përgjigje të sakta!

Një numër i madh provimesh në fakultet kanë qenë të përqendruara në atë mënyrë që të kenë o përgjigje të sakta, o të pasakta, mirëpo në punë nuk është ashtu. Nuk ka përgjigje të saktë se si të gjendet punë, me se të merreni, a të nisni vetë një biznes dhe a do të keni sukses nëse nisni ndonjë. Nga të spikaturit mund të merrni këshilla, mund të vëzhgoni se si punojnë të tjerët, por asnjë rregull nuk është universale.

4. Mbamendja e informatave dhe synimi kah ajo se si të kalohet provimi nuk do t’ju duhet!

Nëse dëshironi të keni sukses, është patjetër që të keni diç më shumë përveç dëgjimit të udhëzimeve nga ata që kanë dhunti a nëse doni biznes tuajin nuk mundet që vetëm të shikoni se çfarë bëjnë të tjerët apo se çfarë bën konkurrenca.

5. S’ka rezultate të shpejta!

Nëse keni mësuar për ndonjë provim, pasandej do të fitoni një notë si rezultat i mundit. Mirëpo, nëse jeni punësuar ose keni nisur biznes tuajin, rezultatet do të vijnë pas disa vitesh. Ndërkohë do të keni ngritje e rënie dhe, sipër gjithë kësaj, do të duhet të vazhdoni me ritmin e njëjtë ose me një më të shpejtë. Nuk do të merrni diplomë për atë që e keni përfunduar së punuari. Vazhdimisht duhet të përpiqeni të rrini në vendin në të cilin gjendeni ashtu që askush të mos mund t’ju zëvendësojë. E në qoftë se doni të avancoheni, patjetër e keni të përpiqeni edhe më shumë.

6. Nuk është i rëndësishëm vetëm niveli i arsimimit dhe as notat!

Në mënyrë që të gjeni punë të mirë, të avancoheni ose të nisni biznes tuajin të suksesshëm, ju duhet diç më shumë. Duhet të keni fat, të njihni njerëz, të jeni të shoqërueshëm, komunikativë, inovativë, kreativë dhe të mirë në atë punë që e bëni. Gjuhët e huaja, njohuritë kompjuterike, ndërmarrje iniciativash, e gjithë kjo bëhet më e rëndësishme se niveli i arsimimit. Mbase do të përdorni diç që keni dëgjuar në ndonjë ligjëratë te profesori te i cili keni pasur rezultat të keq, por thuajse asnjëherë nuk do të përdorni diç prej asaj lënde ku keni pasur rezultat të mirë.

7. Tani ju vetë jeni të zotët e vetes!

Në fakultet mund të mësoni në grupe, nga ndokush tjetër mund të kuptoni ose të mësoni diç që paraprakisht nuk e keni ditur ose mësuar, por në punë zakonisht vetë duhet të kërkoni zgjidhje, të merrni vendime a të avancoheni.

8. Me shumë miq/kolegë nuk do të mbeteni në kontakt!

Njësoj siç jeni ndarë me disa shokë pas përfundimit të shkollës së mesme, e njëjta do të ndodhë edhe tani. Gjithsecili në anë të ndryshme do të shkojë, së këndejmi stili i ndryshëm i jetës dhe i avancimit do të jenë më të rëndësishme se interesat e përbashkëta të deritanishme.

9. Nuk mund të ndryshoni afatet e provimeve ose të merrni ditë të lirë!

Nëse keni vendosur të filloni biznes privat, sipas të gjitha gjasave do të duhet të punoni pandërprerë. Vështirë se do të merrni ditë të lirë ose pushim. Por, edhe nëse do të punoni në ndonjë kompani, situata nuk do të jetë më ndryshe. Tanimë nuk mund të zgjoheni e të vendosni se sot nuk do të paraqiteni në punë. Ndoshta sapo e keni filluar punën, ndoshta keni projekt të cilin duhet ta përfundoni, ndoshta dikush është në nguti ose ndoshta kolegu është në pushim vjetor. Tanimë jeni pjesë e ekipit dhe vendimet nuk janë vetëm tuajat.

10. Suksesi nuk është në përpjesëtim me mundin e dhënë!

Rroga juaj do të varet nga profili dhe funksioni që do të keni, nga kompania, kostumi juaj, por edhe aftësitë tuaja negociuese. Nuk do të marrin rrogë të barabartë të gjithë ata që bëjnë punën e njëjtë. Madje, as nuk do të avancohen njësoj. Ju mbase më shumë përpiqeni, merrni arsimim shtesë, por nëse nuk keni mënyrë se si ta shfaqni atë, do të mbeteni në pozicion më të ulët se ndokush me më pak përpjekje./trtbalkan